Basha në Parlamentin italian: Italia, mbështetësja kryesore e integrimit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar gjatë vizitës së tij në Itali me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino. Basha deklaron se Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh angazhimin maksimal të PD për t’iu siguruar shqiptarëve standardet europiane.

“Në Parlamentin Italin u takova me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino. Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Diskutuam për procesin e integrimit europian, proces i cili ka mbështetjen e plotë të PD. Pa integrimin në BE, nuk do mund të sigurojmë standardet europiane të jetesës. E njoha zotin Fassino me prioritet e PD, që nga lufta kundër korrupsionin që po gërryen ekonominë dhe mirëqenien tonë, si dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilën është ngritur me kërkesën e PD komisioni për reformën Zgjedhore. Po ashtu për një shërbim sa më të mirë për qytetarët, ne kemi mundësuar ngritjen e një komisioni për reformën territoriale dhe një ndarje të re administrative.

Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon. Situata në Bosnjë Hercegovinë kërkon një reagim të shpejtë, të vendosur dhe të koordinuar të vendeve anëtare të BE, për ti mbyllur të gjitha çështjet e mbetura pezull në rajon, siç është dhe marrëveshja me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Është në interesin më të mirë të çdo vendi të rajonit, të lërë pas të shkuarën dhe të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, deklaron kreu i PD.

Të fundit

Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

Nga Artan Hoxha Drejtësia e Rilindur, maja e saj, SPAK/GjKKO, u morën me Erjon Veliajn në ditët e fundit 2024...

Gjykata nuk u ndikua ‘as nga Trumpi’ dhe as nga ‘tre rezolutat’

Nga Mero Baze Në muajin nëntor, kur Gjykata e Shkallës së Parë vendosi heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën, nuk pati komente juridike...

GEN Z, si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune

Të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model të ri jetese. Ndryshe nga prindërit, të cilët punonin për të siguruar mundësi bazike, ata sot kërkojnë...

Me vello e fustan të bardhë, Irini rrëfen historinë e veçantë: Nuk doja të bëhesha nuse

“3 foto, 3 histori të ndryshme”, kështu vjen kësaj here në studion e “Rudina” në Tv Klan Irini Qirjako. Në një intervistë ndryshe këngëtarja...

Nuk do shkojë në burg, por Trump do dënohet/ Gjykatësi shpall vendimin në 10 janar

Në një kthesë të jashtëzakonshme, një gjykatës të premten caktoi dënimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në çështjen e tij të parave të...

Lajme të tjera

Web TV