U frymëzuan nga Casa de Papel? Zbulohet si u pikas nga policia vjedhja e bankës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Persona të paidentifikuar po planifikonin të kryenin vjedhje në një nga zonat më të populluara në Tiranë.

Policia zbuloi se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, por falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Personat kanë tentuar që të hyjnë përmes kanalit të ujërave të zeza, por janë pikasur nga forcat blu. Gjatë aksionit e sipër ata kanë hedhur armën në Bulevard, e cila u gjet gjatë ditës së djeshme nga policia.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.

Në serialin e famshëm Casa de Papel u përdorën metoda të tilla për të kryer vjedhjen e bankës në Spanjë.

Të fundit

Përhapja e meningjitit bakterial, prindërit refuzojnë të dërgojnë fëmijët në shkollë

Prindërit e nxënësve të shkollave “Eftali Koci” dhe “Kushtrimi i Lirisë” kanë shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e...

Berisha tregon prapaskenat: Ja pse u dërgua Erion Veliaj në Durrës

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa hynte në Parlament ka treguar arsyet, që sipas tij Erion Veliaj u transferua në paraburgimin në Durrës. Në një...

Gogu në Kuvend: Jeni familja e dhunës, doni të prishni seancën për primaret

Në një seancë të tensionuar në Kuvend, deputeti socialist Toni Gogu iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat Gazment Bardhi, duke përdorur fjalë të ashpra. Gogu...

Surpriza, propozime apo ndarje? Meri Gjini zbulon si do t’iu gjejë ky Shën Valentin

Sot jemi në ndikim të drejtpërdrejtë të Hënës së Plotë. Sa më shumë i afrohemi fundjavës aq më të lehtësuar do jemi. Disi gjejmë...

Braçe shpërthen kundër Ilirjan Celibashit në Kuvend: Injorant, nuk i lexon shkresat ti!

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar ashpër nga Kuvendi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, i cili tha se nisma e tij (pr. Ligjit për...

Lajme të tjera

Web TV