Reperi i njohur shqiptar i bashkohet protestës kundër Putin nga ky shtet i botës (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qytet kryesore evropiane, amerikane dhe aziatike, qindra njerëz kanë dalë në protestë dhe shenjë solidariteti për popullin e Ukrainës që po vuan nga lufta e nisur nga Rusia.

Edhe banorët e Helsinborgut të Suedisë kanë dalë të protestojnë. Madje kësaj proteste i është bashkuar edhe reperi i njohur shqiptar, Mozzik.

Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto dhe video ku tregon se si po zhvillohet protesta në Suedi.

Reperi shihet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në foton e publikuar të cilën e shoqëron me mbishkrimin: “Vetëm thash t’ju tregoj se ka shqiptarë këtej”.

Ndërkohë pas tij duken shumë protestues të tjerë me flamurin e Ukrainës dhe banderola në duar.

Ndërkohë kujtojmë se protesta janë zhvilluar edhe në Rusi për të dënuar sulmin e vendit te tyre ndaj Ukrainës në ditët e fundit. Pamjet në rrjet treguan protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg, dy nga qytetet më të mëdha të Rusisë, duke marshuar në rrugë ndërsa mbanin pankarta që shkruanin “Jo luftës”.

Protestat u raportuan madje deri në qytetin e mbuluar nga bora të Novosibirsk, në rajonin jugor rus të Siberisë.

Të fundit

“Gaz Bardhi si spermatozoid i tërbuar”, akuza e radhës për deputetin demokrat

Deputetja e Partisë Demokratike e cila nuk arriti të sigurojë një mandat të radhës më 11 Maj, Flutura Açka,...

Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para fitores së madhe

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetin e saj social pasi nuk arriti që të merrte një mandat në...

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE, një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

Në intervistën për televizionin austriak ORF, kryeministri Rama theksoi se lufta në Ukrainë e ka përshpejtuar domosdoshmërinë që BE të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor. Ai...

Vendimi, BE kërkon dalje më të lehta të azilkërkuesve në vende të treta të sigurta

Vendet e BE-së do të jenë në gjendje të refuzojnë kërkesat për azil pa i marrë në konsideratë dhe t’i transferojnë azilkërkuesit larg, sipas...

Meta urdhëron analizë për rezultatin e zgjedhjeve, për çfarë dyshon kreu i PL?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që brenda datës 23 maj të...

Lajme të tjera

Web TV