Në qytet kryesore evropiane, amerikane dhe aziatike, qindra njerëz kanë dalë në protestë dhe shenjë solidariteti për popullin e Ukrainës që po vuan nga lufta e nisur nga Rusia.
Edhe banorët e Helsinborgut të Suedisë kanë dalë të protestojnë. Madje kësaj proteste i është bashkuar edhe reperi i njohur shqiptar, Mozzik.
Ky i fundit ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto dhe video ku tregon se si po zhvillohet protesta në Suedi.
Reperi shihet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në foton e publikuar të cilën e shoqëron me mbishkrimin: “Vetëm thash t’ju tregoj se ka shqiptarë këtej”.
Ndërkohë pas tij duken shumë protestues të tjerë me flamurin e Ukrainës dhe banderola në duar.
Ndërkohë kujtojmë se protesta janë zhvilluar edhe në Rusi për të dënuar sulmin e vendit te tyre ndaj Ukrainës në ditët e fundit. Pamjet në rrjet treguan protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg, dy nga qytetet më të mëdha të Rusisë, duke marshuar në rrugë ndërsa mbanin pankarta që shkruanin “Jo luftës”.
Protestat u raportuan madje deri në qytetin e mbuluar nga bora të Novosibirsk, në rajonin jugor rus të Siberisë.