Lufta në Ukrainë po zhvillohet edhe në internet. Pas pamjeve të tankeve të Moskës duke u mbaruar pa karburant, tashmë në rrjetet sociale bëhet virale video e një civili në bordin e një traktori ukrainas duke vjedhur një automjet të blinduar.
“Nëse është e vërtetë, kjo është ndoshta makina e parë e blinduar e vjedhur ndonjëherë nga një fermer ukrainas. Ukrainasit janë vërtet të vështirë për t’u dëshifruar,” shkroi në Twitter diplomati Oleksandr Sherba, ish-ambasador ukrainas në Austri, duke shpërndarë klipin.
Videoja tregon automjetin duke u tërhequr nga një traktor në një zonë rurale pranë Kakhovka, në fshatin Lyubimovka, në rajonin Kherson dhe një burrë që vrapon pas tij duke u përpjekur ta ndalojë.
Mjeti ushtarak ka të shkruar shkronjën Z, që do të thotë se i përket ushtrisë ruse. Klipi u ripublikua edhe nga llogaria zyrtare e Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe lajmi u konfirmua nga Agjencia e Pavarur e Informacionit të Ukrainës.
“Unë nuk jam ekspert, por pushtimi nuk po shkon shumë mirë”, komentoi deputeti britanik Johnny Mercer në Twitter.