Gjiknuri: Pas 6 Marsit, opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje pa kthim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste shprehet e hapur për të bashkëpunuar me opozitën për të çuar përpara reformat në dobi të vendit. Nga Elbasani ku mori pjesë në festimet për Ditën e Verës, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut theksoi se PS ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim.

“Partia Socialiste dhe mazhoranca në përgjithësi ka qenë gjithmonë e hapur. Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ne jemi një parti që kemi ditur të bashkëpunojmë, kemi ditur të ofrojmë kompromise. Ne kemi qenë të parët që kemi thënë hajde të ulemi dhe të ngremë Komisione qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për reformën territoriale”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se pas 6 Marsit opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje, ndërsa po mbahet peng nga drejtuesit e saj. Ai siguroi se qeveria është e gatshme për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj. “Ju e dini që opozita e sotme është akoma më shumë ‘kuturu’. Pas 6 Marsit ka hyrë në një cikël shkërmoqje, kam frikë se pa kthim. Megjithatë, Partia Socialiste dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar me qëllim që ne të kemi mundësi që të dialogojmë. Është për të keqen e tyre dhe liderëve të tyre, sidomos ata që kanë mbaruar punë me të ardhmen e Shqipërisë, që vazhdojnë ta mbajnë peng atë opozitë dhe praktikisht nuk sjellin atë pranverën që dëgjuan të gjithë shqiptarët për bashkëpunimin për të ardhmen.  Në fund të fundit ka edhe njerëz që këto ditë predikuan për protesta por shikoni edhe vlerat qytetare të  cilët janë me mijëra e mijëra që kanë më shumë besim te e ardhmja, te paqja, te siguria. Mendoj se kjo është përgjigja e masës më të madhe të shqiptarëve. Qeveria është këtu për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj”, theksoi Gjiknuri.

Lexo edhe :  Qeveria miraton bonusin e pranverës 50 - 10 mijë lekë për pensionistët

 

 

Gjik1

Ndërkaq, drejtuesi politik i PS, Damian Gjiknuri, uroi shqiptarët për Ditën e Verës që e kthen Elbasanin në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. “Le të shërbejë kjo festë për një mesazh që ka optimizëm, ka shpresë, ka jetë për t’u jetuar nga të gjithë. Mendoj se ditë më të mira do vijnë për popullin shqiptar, pavarësisht nga vështirësitë që ndodhemi për shkak të sfondit të ngjarjeve ndërkombëtare. Bashkia e Elbasanit ka bërë një organizim të mrekullueshëm këto ditë me koncerte, me aktivitete të ndryshme që nxjerrin në pah vlerat e kësaj treve, por mbi të gjitha edhe për të dhënë mesazhin që jeta është e bukur. Le të shpresojmë për një periudhë më të mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, deklaroi Gjiknuri.

Të fundit

Vendimi/ Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeve nën standartin “Euro 5”

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011...

A është e rrezikshme të hani dëborë? Ja çfarë duhet të dini

Jemi në sezonin e dimrit dhe dëbora sidomos në zonat malore nuk ka si të mungojë. Teksa disa shijojnë bukurinë që i jep natyrës, disa...

48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar

Dilvin Yasa   Për ata që nuk janë të familjarizuar, Tirana ka gjithçka çfarë ju duhet për një arratisje perfekte europiane. Trashëgiminë e saj osmane,...

Rrugë të bllokuara/ Italia, Britania dhe Mali i Zi përfshihen nga moti i keq

Një ulje e befasishme temperaturash me deri në 10 gradë, dhe erëra të forta e të acarta kanë goditur rajonet qendrore dhe jugore të...

Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje mbi situatën

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën në vend për shkak të motit të keq, të reshjeve të dendura të dëborës që ka...

Lajme të tjera

Web TV