Rama zbulon bisedën me Borrell: Dihet botërisht, Shqipëria e ka zgjedhur qëndrimin e saj drejt BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat me përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borrel.

“Kemi diskutuar për lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm, fillimisht në formën e rritjes së çmimeve. kemi diskutuar patjetër edhe për rolin e Shqipërisë dhe qëndrimin në Këshillin e Sigurimit, në të njëjtën linjë me BE në raport me Rusinë dhe Agresionin rus mbi Ukrainën. Por pjesë e diskutimit ka qenë dhe ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit të vendit në BE. Konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj zoti Borrell do të flasë vetë. Unë kam përsëritur atë që dihet botërisht se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vetë natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri në Bruksel, në Paris apo Uashington. Ne jemi anëtarë krenar të një aleance siç është NATO. jemi Europianë krenarë për qenien tonë europiane. Shqiptarë që shohim nga Europa derën e të ardhmes tonë, Ndaj jemi në këtë pozicion dhe për më tepër ky pozicion na e imponojnë fëmijët tanë. Lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne e njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive, të izolimit dhe të dhimbjeve të imponuara nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila mund të jetë më e mirë se ç’është por është parkrahësismisht se ajo bota që kishim. Në Ukrainë luhet fati i kësaj bote që kemi.”, tha Rama.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV