Gjyqtari Sandër Beci do të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë.
Beci, do të zërë vendin e ish-anëtarit Fatmir Hoxha. Beci u zgjodh me 7 vota pro.
Rezultati do i dërgohet Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Njoftimi:
Mbledhja e Posacme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi u njoh me listën e kandidatëve të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të procesit të votimit, vendosi të shpall fitues me 7 (shtatë) vota pro, kandidatin Sandër Beci.
Rezultati i votimit do t’i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.