Kaosi i luftës/ Rusia vuan nga mungesa e ushqimeve, qytetarët grinden në supermarket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusët kanë filluar t’i ndjenjë ‘pasojat katastrofike’ të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Janë publikuar video që tregojnë pensionistët që luftojnë për ushqimet bazë në Moskë.

Mediat sociale janë përmbytur me foto të rafteve bosh të supermarketeve dhe blerësve që grumbullojnë mallra.

Liubov Tsybulska, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, postoi klipin në Tëitter, duke shtuar: “Njerëzit në Moskë rrihen për SHEQERIN. epo, të dashur qytetarë rusë, ky është vetëm fillimi”.

 

 

 

Anna, e cila filmoi kaosin në dyqanin Perekryostok, tha për Podyom Media se njerëzit u sollën në mënyrë agresive sepse janë të trembur nga raftet bosh.

“Kishte rafte bosh, pa kripë, pa sheqer, pa makarona, pa asgjë dhe vetëm oriz të shtrenjtë”, tha ajo.

“Njerëzit papritmas panë një karrocë me sheqer dhe vrapuan drejt saj. Ata sulmuan këtë karrocë, duke e shtyrë njëri-tjetrin në mënyrë agresive. Ata rrëmbenin sa më shumë për veten e tyre, duke mos lënë sheqer për të tjerët. Doja të ndaja tmerrin me të gjithë. Ne duhet të qëndrojmë njerëz”.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV