Aksident tragjik në autostradën e Teksas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një 13 vjeçar në drejtim të një mjeti u përplas me një furgon.
Bilanci flet për 9 viktima, përfshirë 13 vjeçarin dhe një person që udhëtonte me ‘të, 6 studentë universiteti të Nju Meksiko dhe një trajner.
Dy studentë të tjerë kanadezë mbijetuan. Hetimet duhet të zbardhin dhe arsyen se pse 13 vjeçari ishte në timon.
Në Teksas të miturit mund të marrin leksione vetëm në teori për drejtimin e një automjeti, duke filluar nga mosha 14 vjeç.
Por pas moshës 15 vjeç ata mund të drejtojnë automjetin të shoqëruar nga një i rritur me patentë ose një instruktor.