25 vite nga Tragjedia e Otrantos, 81 shqiptarë humbën jetën, familjarët në kërkim të drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot shënohen 25 vite nga tragjedia e Otrantos. Ngjarja ka ndodhur ne 28 mars 1997, kur anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane, aty ku humben jetën 81 persona, ndërsa trupat e 23 viktimave nuk u gjeten kurrë.

Në bordin e anijes “Katri i Radës” nisur nga brigjet e Vlorës ishin 142 persona nga të cilët vetëm 61 mundën të mbijetonin. Sot pas 25 vitesh nuk ka ende drejtësi për familjarët dhe të mbijetuarit.

Në këtë 25 vjetor të kësaj tragjedie në Vlorë ka munguar një organizim nga pushteti vendor, ndërsa përkujtimi është bërë nga familjarët të cilët kanë shkuar në varrezat ku prehen viktimat e tragjedisë së Otrantos. Për familjarët e të humburve dhe viktimave në këtë tragjedi, ky 25 vjetor duhej të ishte edhe nje apel i fortë për shtetin dhe pushtetin në përkujtim të atyre qe humbën jetën në mes të detit në kërkim të një jete më të mirë.

Yllka Bala ka humbur motrën dhe nipin.“Neve atë ditë e kujtojmë sikur ka ndodhur sot ngjarja. Unë kam një shqetësim si e prekur e kësaj tragjedie, kam humbur motrën dhe nipin. Më kanë shpëtuar 2 veta. Por jam e keq ardhur për njerëzit këtu e për pushtetin vendor se nuk morën asnjë masë për këtë ditë të shënuar. Bashkia duhet të bënte këtë gjë.  Të afërmit kanë ikur te moli 00 dhe në darkë e morëm vesh që kishin ikur pjesëtarët e familjes dhe nesërmen morëm vesh që ishin mbytur. Kemi 25 vjet dhe s’kemi drejtësi për këtë gjë. Gjyqin e kemi fituar por s’ka kanë kthyer asgjë”, tha ajo. Keqardhje ata shprehën për faktin se sot mungon një organizim përkujtimor por edhe faktin se ende sot janë duke kërkuar drejtësi.

Lexo edhe :  Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev/ Majko zbulon mesazhin e koduar rus për Shqipërinë

Anija kishte si destinacion Brindisin, Itali, me qëllim të një jete më të mirë. Pjesa më e madhe e të mbyturve ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në lokalet e brendshme të anijes dhe në pamundësi shpëtimi për shkak të mbytjes së menjëhershme. Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitet e trazuara të 1997 largimet me anije ishin të shpeshta drejt vendit fqinj. Për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen, por gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katrin e Radës” duke e mbytur atë.

/abcnews.al

Të fundit

FOTOLAJM/ Rama ndan pamjet nga Valbona e mbuluar nga dëbora

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga parku kombëtar i Valbonës dhe bujtinat alpine,...

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”/ Një shfaqje për familjen!

Një ftesë për reflektim dhe për liri zgjedhjeje, duke ruajtur personalitetin është melodrama “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, e cila po vijon të shfaqet për...

Kush ishte aviatorja e parë femër?

Aviatorja e parë femër ishte parizianja Raymonde de Laroche , pseudonimi i Elise Deroche, e cila mori patentën e pilotit më 8 mars 1910. Vajza e një hidrauliku, ajo...

Qeveria miraton sot shpërblimet e fundvitit, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Sot rreth orës 12:00 pritet që të zhvillohet një mbledhje e kabinetit qeveritar, ku BalkanWeb mëson se do të merret një vendim sa i...

Shqipëria kalon objektivin e vendosur nga NATO, rritet shpenzimi në fushën e Mbrojtjes!

Shqipëria e ka kaluar në 2024 shifrën e përdorimit të 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, shifër kjo e vendosur nga...

Lajme të tjera

Web TV