Berisha: Unë non grata? Demokratët kanë folur, Alibeaj flet për një realitet që nuk ekziston

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të grupit parlamentar. Berisha tha se do të jetë sërish pjesë e grupit dhe se vendimi për të cilin Alibeaj pretendon është nul i bazuar në të gjitha aktet ligjore.

Sipas kreut të ish-kreut të PD, demokratët janë shprehur me votë për të, si më 11 dhjetor ashtu edhe me 6 mars.

“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në
të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha.

Është rast unik që PD të bashkohet me diversitetin e saj. Ka diversitet, që e bën edhe më demokratike PD. Kjo është e vërtetë. (Pyetja: Alibeaj mendon që nuk ndodh bashkimi me një të shpallur non grata) Cilido që mendon bën zgjidhjen e tij, demokratët kanë folur për këtë, kanë folur me 11 dhjetor dhe 6 mars”, tha Berisha.

Të fundit

Emetimet e gazeve serrë mund të kërcënojnë funksionimin e satelitëve

Rritja e niveleve të emetimeve antropogjene të gazeve serrë në atmosferë mund të zvogëlojë numrin total të satelitëve që...

Muskujt artificialë pritet të heqin dridhjet e Parkinsonit

Dridhjet të shkaktuara nga Parkinsoni mund të eliminohen duke aplikuar aktuatorë të lehtë dhe të heshtur në gjymtyrët që veprojnë si muskuj artificialë, sipas...

Aktori i njohur amerikan, Simon Fisher Becker ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare

Aktori Simon Fisher-Becker, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Harry Potter” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Vdekja...

Kryesia e PL miraton vendimin, Ilir Meta garon për deputet në listën e hapur të Tiranës

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sot vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të kandiduar për deputet në listën e...

Ngjela: PS fitore të sigurt, Berisha non grata nuk vjen dot në pushtet!

Avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai është i shpallur non grata nga...

Lajme të tjera

Web TV