Flamur Noka: Brenda majit do zgjidhet kryetari i ri i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Flamur Noka deklaron se brenda muajit maj Partia Demokratike do ketë kryetarin e saj të ri. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Noka tha se në prill do mblidhet kuvendi për zgjedhjet e organeve të partisë, më pas do vijojë me zgjedhjet e kryesisë dhe sekretariatit dhe në muajin maj do zgjidhet kryetari me parimin një anëtar një votë.

“PD është në një proces dhe nuk e shikoj si problem ndarjen dhe grupimet që në konceptin e ri do mbeten fraksione në parti”, tha Noka duke nënkuptuar afër 10 deputetë që mbështesin ish-kryetarin Lulzim Basha dhe kryetarin e komanduar Enkeled Alibeaj. Noka tregoi se ka patur një takim të gjatë me Enkeled Alibeaa dy ditë më parë dhe ndonëse nuk kanë patur dakordësi për shumë çështja, bërja e opozitës së fortë ndaj qeverisë i bashkonte. “Nuk duket aq e përçarë dhe e ndarë PD siç e paraqesin ekranet. Ka mosmarrëveshje me këtë gripim që janë rreth 10 deputetë por duhet të dini që në bazë bashkimi dhe pajtimi pothuajse është i kryer. Më shumë problem kanë qenë degët e atyre qyteteve që ishin në zgjedhje më 6 mars dhe që u ndanë në dy grupime, por edhe kjo tahsmë ëhstë e kapërcyer.”, tha Noka. I pyetur nëse Gjykata e Apelit mund të ndryshonte vendimin për Komisionin e Rithemelimit, Noka tha se kjo nuk mund të ndodhë sepse nuk ka palë në këtë proces.

Deputeti Flamur Noka sqaroi edhe çështjen e zyrës së shtypit të PD e cila ditët e fundit është shoqëruar me disa ndryshime. “Së apri dua ta theksoj se zyra e medias në PD ka patur disa ndryshime por nuk ka patur asnjë largim. Floriana Garo është emëruar drejtoreshë dhe ajo ka nisur nga organizimi i punëve. Është hequr nga ëhatsapp dhe aksiesi aty Desada Metaj, e cila nuk ka punë me zyrën e shtypit sepse është anëtare e AMA. Së dyti nuk është hequr askush nga puna. Patrik Sadikaj dikur drejtor aty, tani është specialist i thjeshtë por nuk është hequr nga puna. Heqja e tij nga grupi i ëhats app lidhej vetem me faktin që ishte drejtor. Aty janë të gjithë ata që kanë punuar më parë, Elona Meçe, Silvi Bardhi e të tjerë”.

Lexo edhe :  Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e një shtegu malor europian, nis nga Shkodra

 

 

 

Të fundit

Konflikti për pronat në Has, vritet me armë 41-vjeçari! Policia arreston të dyshuarin

Vritet me armë për konflikte pronësie dhe hakmarrje një 41-vjeçar në Has. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin...

Gent Sejko: BSH kufizon kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi

Banka e Shqipërisë ka kufizuar kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kjo u bë me dije nga Guvernatori i Bankës...

Muçollari: Vota për partitë e reja mban në pushtet Ramën! Do i njohim zgjedhjet

Partia Demokratike do i njohë zgjedhjet, pasi do i fitojë ato më 11 maj, kurse emri i kryeministrit do të zgjidhet me një proces...

Meghan Markle tregon sekretin e saj për ta kaluar lehtë shtatzëninë

Meghan Markle ka befasuar publikun me rrëfimin e saj të sinqertë mbi mënyrën sesi ka arritur të përballojë sfida personale, veçanërisht gjatë periudhës së...

Edona Bilali kërkon votën në qarkun e Shkodrës: Hiqni dorë nga tifozllëku

Deputetja dhe kandidatja e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, Edona Bilali rikthehet për të kërkuar votën e shkodranëve për zgjedhjet parlamentare të 11...

Lajme të tjera

Web TV