KRIIK Albania vëzhgon zgjedhjet në Hungari dhe Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse jemi mësuar që në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme në Shqipëri ka qindra vëzhgues të huaj, janë të pakëta rastet kur vëzhguesit shqiptarë monitorojnë zgjedhjet në vendet e tjera.

KRIIK Albania si pjesë e rrjeti Europian i Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve, ENEMO, ka nisur që prej gati dy muajsh këtë Mision Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MNVZ), duke angazhuar 7 ekspertë ndërkombëtarë në Grupin Drejtues të Misionit, si dhe 10 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në të gjitha rajonet e vendit. Pavarësisht se Hungaria është vend i BE-së, ekspertët e monitorimit kanë konstatuar disa problematika.

“Raporti i Ndërmjetëm i MNZV-së së ENEMO vlerësoi se Zgjedhjet Parlamentare të 3 Prillit 2022 po zhvillohen në një mjedis politik të polarizuar, me një fushatë të karakterizuar nga pabarazi në garë, si rezultat i keqpërdorimit të burimeve shtetërore, çka çoi në zbehjen e vijës ndarëse mes shtetit dhe koalicionit qeverisës, si dhe akses të pabarabartë në media.  Gjithashtu, ndër të tjera Raporti theksoi se mungesa e një mekanizmi efektiv për kontrollin e financimit të fushatës zgjedhore dhe për rregullimin e fushatës nga palë të treta nuk garanton barazinë mes subjekteve garuese në zgjedhje”-konstataohet nga grupet e monitorimit.

Dita e Zgjedhjeve do të vëzhgohet nga një trupë prej 200 vëzhguesish ndërkombëtarë afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë në grupe të lëvizshme procesin e hapjes së qendrave të votimit, procesin e votimit, mbylljen e qendrave të votimit, si dhe më pas procesin e numërimit të votave dhe atë të transferimit të materialeve zgjedhore. Për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve janë angazhuar disa misione ndërkombëtare, ku më të mëdhatë janë ato të ENEMO dhe OSBE/ODIHR. Duke marrë parasysh kontekstin vendas, ku nuk lejohet që procesi zgjedhor të vëzhgohet nga vëzhgues të pavarur vendorë, roli dhe kontributi i vëzhguesve ndërkombëtarë mbetet i një rëndëssie të veçantë dhe tejet thelbësor.

Në Misionin Ndërkombëtar të Vëzhgimit në Sërbi, KRIIK kontribuon me një Vëzhguese Afatgjatë, ndërkohë që në Misionin Ndërkombëtar të Vëzhgimit në Hungari KRIIK kontribuon me  Zv/Kryetarin e tij z. Dritan Taulla si Shef të Misionit,  me bashkëpunëtorin e tij, Drejtuesin e Qendrës Rinore Vlorë, z. Elidon Lamani, si Analist i Administratës Zgjedhore dhe Vëzhgues i KQZ-së, si dhe me një Trupë Vëzhguesish Afashkurtër, të përbërë nga 22 aktivistë dhe bashkëpunëtorë të KRIIK. Angazhimi aktiv i KRIIK në këto Misione Ndërkombëtare, nëpërmjet një trupe aktivistësh dhe bashkëpunëtorësh, përbën një përvojë domethënëse dhe të rëndësishme për rritjen e ekspertizës dhe të kapaciteteve njerëzorë në ndërtimin, ndjekjen dhe monitorimin cilësor të proceseve zgjedhore, si dhe qasjen kritike e konstruktive ndaj zhvillimeve të tjera demokratike edhe në vendin tonë.

Të fundit

Pamundësia e Berishës për aleatë kundër SPAK

Nga Mero Baze Kjo është arsyeja pse ai u investua kaq shumë në rastin Veliaj, duke akuzuar fillimisht Edi Ramën...

Balla nderohet në Deçan për kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve

Ministri Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për kontributin e tij në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit...

“Çelja e negociatave, gur themeli në rrugëtimin europian të Shqipërisë”

Viti 2024 mund të konsiderohet viti i Shqipërisë për sa i përket progresit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Në 15 tetor, në Luksemburg...

Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij

Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë të gjithë njerëzit. Por nga ju krijua kjo festë? Le...

Gripi i shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Tiranë

Një vatër e re e gripit të shpendëve është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Zall-Herr të Tiranës. Në njoftim...

Lajme të tjera

Web TV