Një fëmijë 12 vjeç është mbytur në lumin Fan në Mirditë. Mësohet se fëmija është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Shtrungaj.
Ndërkohë mësohet se forcat e policisë dhe zjarrfikëset janë duke kërkuar në rrjedhën e lumit.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.