Deputeti bën thirrje: Ora finale po afron, jetike shpërndarja e Parlamentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Lefter Maliqi kërkon shpërndarjen e Parlamentit. Në një reagim të bërë së fundmi, Maliqi thekson se është domosdoshmëri jetike për fatet e demokracisë dhe mbrojtjen e Kushtetutës që ky Parlament të shpërndahet.

Me sa duket ora finale po afron, thotë Maliqi, dhe tani verdikti do i takojë sovranit.

Sipas deputetit të opozitës, kjo nuk është betejë për partitë politike, por për Shqipërinë demokratike.

Reagimi i plotë

Shperndarja e parlamentit domosdoshmeri jetike per fatet e demokracise dhe mbrojtjen e Kushtetutes.

Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmone qe nga lashtesia deri tani do i takoj sovranit. Sovrani eshte ai qe ka vendosur dhe ai qe do vendos tani. Do vlersoja maksimalisht aktin sublim ne sherbim te interesave te Shqiperise, te demokracise, shperndarjen e ketij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashes ndaj interesave te shqiptareve e Shqiperise.

Nuk ka ndodhur dhe kam bindjen qe nuk do te ndodh as ne te ardhmen qe kuvendi i sovranit aty ku thirren burrat e mencur per ta cuar perpara Shqiperine tone te veproj me bindje ne sherbim te interesave oligarkike te nje grushti njerzish, prandaj shperndarja e parlamentit eshte e vetmja rruge per ta kthyer Shqiperine ne shinat e demoktacise, ne zgjedhje te lira e pluraliste nga Sovrani.

Gjithsesi si antar i ketij parlamenti jam munduar me sa kam pasur mundesi qe te denoncoj hapur cdo afere, uzurpim, mosqeverisje te grupeve te caktuara qe kane pushtuar qeverisjen e Shqiperise. Vlersimin per kete e jepni ju te respektuar elektorat, popull, motra e vellezer qe si asnjehere tjeter jemi te rraskapitur e drobitur, te rrenuar e keqtrajtuar. Mos e humbni shpresen, ajo po vjen shpejt.

Dita e bardhe e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mencurine, zgjuarsine, ndershmerine tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por te jeni rreth bashkuar me opoziten shqiptare per te larguar kete te keqe te madhe. Sot si asnjeher tjeter nuk eshte betej per forcat politike por betej per mbrojtjen e Kushtetutes dhe per Shqiperin Demokratike.Gjithmone me ju dhe zeri juaj Lefter Maliqi.

Të fundit

Ndahet nga jeta Osamu Suzuki, manjati japonez i industrisë së automobilave

Manjati japonez i biznesit dhe ish-presidenti i “Suzuki Motor Corporation”, Osamu Suzuki, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi sot...

13 mënyra për të dalluar një fermë kanabisi në lagjen tuaj

Qindra mijëra bimë kanabisi sekuestrohen çdo vit nga policia në Mbretërinë e Bashkuar – por a e dini nëse jetoni në një fermë kanabisi? Në...

Polit i tretë, marrëveshje LZHK-Djathtas 1912

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe drejtuesi i “Djathtas 1912” Enkelejd Alibeaj, nënshkruan dje marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare. Katër muaj...

Përplasja/ Avokatët e Veliaj: Hetimet e SPAK dashakeqëse dhe intimiduese

Avokatët e kryebashiakut të Tiranës dhe familjarëve të tij kanë renditur tetë pika që sipas tyre Prokuroria e Posaçme SPAK ka vepruar në kundërshtim...

Shkencëtarët kinezë krijojnë një krem ​​të ri kundër diellit që ftoh lëkurën

Shkencëtarët nga Universiteti Tsinghua i Kinës në Pekin kanë krijuar një krem ​​të ri kundër diellit që jo vetëm mbron nga rrezet UV, por...

Lajme të tjera

Web TV