E fundit/ Vodhi nën kërcënimin e armës filialin e postës, arrestohet grabitësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka arrestuar personin i cili ditën e djeshme nën kërcënimin e armës vodhi një sasi parash në një pikë të postës Shqiptare në Kamëz.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Filiali 2”.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Kamzë.

Identifikohet dhe vihet në pranga njëri nga autorët që dyshohet se vodhi nën kërcënimin e një arme, një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare.

Shpallet në kërkim bashkautori tjetër.

Sekuestrohen një aparat celular dhe veshjet që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash në filialin e një poste në Kamzë, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Filiali 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkautori tjetër, shtetasi E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Lexo edhe :  Ministri Goxhja: Shteti të mundësojë rritje pagash dhe reduktim parazitësh

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë...

Sideremia, vlerat normale të hekurit, mungesa dhe simptomat

Hekuri është një mineral që i duhet organizmit tonë për të funksionuar si duhet: -Një ndërtues themelor për hemoglobinën, një proteinë që transporton oksigjenin nga...

Revolucioni i Sirisë varet në balancë. Perëndimi duhet të heqë sanksionet tani

Simon Tisdall   Planet e Pentagonit të pazbuluara më parë për tërheqjen e 2,000 trupave amerikane nga Siria lindore morën vëmendje të pakët javën e kaluar,...

10 Shkurt 1962/ Amerikanët dhe sovjetikët, si i shkëmbyen spiunët mbi një urë gjermane

Nga Leonard Veizi   Historia e shkëmbimit të robërve të luftës, ka qenë një histori e përhershme. Por dhe historia e shkëmbimit të robërve në kohë...

Gjermani: Qindra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

Lindita Arapi   Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata...

Lajme të tjera

Web TV