Lajm i fundit/ Berisha shtyn dhe përzë Alibeajn nga foltorja e Kuvendit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare. Ish-kryeministri Sali Berisha ka përzënë nga foltorja e Kuvendit, kryetarin e Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Kryeministri Rama ka akuzuar ashpër ish-kryeministrin Berisha, ndërkohë që ky i fundit ka kërkuar të replikojë me kreu e qeverisë.

Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën Enkelejd Alibeajt, por në të njëjtën kohë në foltore është drejtuar dhe Sali Berisha.

Ai i ka kërkuar Alibeajt t’i lironte foltoren, por ky i fundit ka bërë rezistencë duke kërkuar të marrë fjalën para tij.

Në këtë moment, Berisha e ka shtyre Alibeajn, duke i marrë qendrën e foltores, ndërkohë që ky i fundit pas disa sekondash është larguar për t’u ulur në vendin tij.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla: Ju tërheq vëmendjen, keni masë disiplinore për gjestin që bëtë ndaj zotit Alibeaj.

Të fundit

Zgjedhjet/ Katër emrat e kryebashkiakëve që do të lënë mandatin për t’u bërë deputetë

Kur na ndajnë thuajse dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, ethet e listave të partive politike kanë nisur. Të...

Kush është Nesti Angoni? Veliaj: Sajesë e këtyre që hesapet personale…

Tashmë në qeli pas një kallëzimi nga një person anonim ‘Nesti Angoni’, në intervistën ekskluzive për Report Tv, Erion Veliaj thotë se mund të jetë edhe...

Veliaj përmes Inteligjencës Artificiale: S’kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë Inteligjencës...

E papritur në Big Brother, Egli Tako ndërpret garën! Zbulohet arsyeja

Egli Tako ka ndërprerë garën e Big Brother! Sipas asaj që raportohet nga Big Brother, është marrë vendimi që banorja të ndërpresë menjëherë garën, për...

50 mijë shqiptarët që janë lënë jashtë 11 majit

Nga Ylli Pata Administrimi politik i votës së shqiptarëve, ka krijuar gjithë këtë tranzicion tridhjet e ca vjeçar, një koncept partiak të prioriteteve që vendosen...

Lajme të tjera

Web TV