Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, ambasada jep lajmin e mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i mirë vjen edhe për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ‘Ambasada Gjermane’ në Tiranë ka bërë me dije se janë duke u bërë përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani. Mes rreshtash në këtë postimin bëhet me dije edhe se njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Gjithashtu shkruhet se Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve.

Postimi i plotë:

Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani. Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm. Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV