Gjatë ditës së djeshme një burrë 31-vjeçar sulmoi me thikë një prift dhe një murgeshë në një Kishë në qytetin e Nicës në Francë. Sulmi ndodhi në kohën kur Franca po votonte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas mediave të huaja, para se të godiste priftin dhe murgeshën, autori 31-vjeçar bërtiti “duhet të vrasim Macron.”
Prifti Krzysztof Rudzinski, u godit 20 herë me një thikë 7 centimetra dhe paraqitet jashtë rrezikut për jetën, teksa murgesha Marie-Claude, 72 vjeç u sulmua në dorë në momentin që po përpiqej të shpëtonte priftin nga autori i sulmit. Pas ngjarjes në Kishën Saint Pierre d’Arène, Nice, autoritet arrestuan një 31-vjeçar francez nga Fréjus, Franca juglindore.
Kryetari i bashkisë së Nices, Christian Estrosi, postoi një foto nga brenda Kishës dhe tha se sulmuesi ishte një person me probleme të shëndetit mendor dhe mendohet se e kishte planifikuar sulmin prej disa ditësh.