Lufta në Ukrainë përtej parashikimeve’, Lukashenko thotë se Kievi ka provokuar Moskën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se është duke bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar në dhënien fund të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila është “zvarritur” më gjatë sesa e ka menduar ai.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Associated Press, të publikuar më 5 maj, Lukashenko ka thënë se Kievi ka “provokuar” Moskën, teksa ka komentuar pushtimin rus në Ukrainë.

Ndonëse nuk ka dhënë hollësi sesi Ukraina e ka provokuar Rusinë para nisjes së luftës, Lukashenko ka thënë se ka informacione që tregojnë se Ukraina ka planifikuar të sulmojë edhe bjellorusët.

Lideri bjellorus i ka ndihmuar Rusisë në këtë konflikt duke ia lënë të lirë territorin e shtetit për të nisur sulme në tokën ukrainase. Lukashenko është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar, prej kur ka pretenduar fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat opozita i konsideron të manipuluara.

Lideri bjellorus, i cili është në pushtet nga viti 1994, është përballur me protesta masive, të cilat ka tentuar t’i shuajë përmes taktikave të ashpra. Lukashenko, 67-vjeçar, ka thënë për AP-në se është duke bërë “gjithçka” që mundet për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Nuk jam i zhytur aq në këtë problem sa të mund të them nëse gjithçka shkon sipas planit, siç thonë rusët. Dua të theksoj edhe një herë, më duket se ky operacion është duke u zvarritur”, ka thënë Lukashenko.

Sipas tij, përdorimi i armëve bërthamore do të ishte gjë e “papranueshme”, mirëpo ka thënë se nuk e di nëse Rusia ka plane të tilla. Presidenti rus, Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë përmendur disa herë arsenalin bërthamor të shtetit, prej kur Putin ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt. Putin e ka vënë forcën bërthamore në gatishmëri të lartë pak ditë pas nisjes së pushtimit./REL/

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV