Protesta e 2 marsit, Meta merr mbështetjen e LSI-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Socialiste nuk ka dal përtej pritshmërive dhe i ka dhënë mbështetje ish-kryetarit të saj Ilir Meta, aktualisht President i Republikës, për protestën e 2 marsit. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili la të kuptohet se do i bashkohen protestës së Presidentit dhe të njëjtin veprim, sipas tij, duhet ta bëjë çdo qytetar i shqetësuar për kapjen e shtetit duhet të dalë më 2 mars në bulevard.

“Çështja për të cilën Presidenti thërret qytetarët ka të bëj me një “puç kushtetues”. Kështu që të gjithë qytetarët në shesh i bashkon nevoja për të pasur një shtet demokratik. Çdo qytetar që do republikën duhet të jetë në shesh. Nuk shtrohet problemi duhet të jetë opozita apo maxhoranca. Kur një shtet kapet, i gjithë sistemi bie, nuk është i rënë vetëm për opozitën por për të gjithë qytetarët. Ky është mitingu i qytetarëve që kërkojnë një republikë të drejt. Nuk duhet një republikë që ka rënë, ku rrëmbehen të gjitha pushtetet. Reforma në Drejtësi është një dështim i plotë në të gjitha pikëpamjet. Është një republikë që funksionon nga zyra e kryeministrit. Secili ka vendin e tij dhe patjetër të gjithë duhet të jenë atje. Kur republika bie janë të gjithë të shqetësuar. Unë po them do të jenë të gjithë shqiptarët, jo opozita. Rënia e republikës është problem i gjithë shqiptarëve”, tha Vasili në studion e Rtv Ora.

Të fundit

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës/ Reagon Elvana Gjata: 10 herë bie, 11 ngrihem

Këngëtarja Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj...

Live në TikTok, u fut me forcë brenda bankës në Korçë, Policia prangos 38-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e dyshuar se dy ditë më parë ka thyer me forcë derën e hyrjes kryesore të një banke...

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sugjeroi të dielën (22 dhjetor) se ai mund të mbështesë lejimin e TikTok të vazhdojë të operojë në Shtetet e Bashkuara, të...

Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar nga disa vende të Bashkimit...

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli...

Lajme të tjera

Web TV