Skandali i publikimit të pagave të qytetarëve/ Mbyllet hetimi, Prokuroria dërgon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka mbyllur hetimin për skandalin e bujshëm të publikimit të pagave të qytetarëve vitin e kaluar. Sipas hetimeve, thuhet se publikimi i të dhënave të listës së pagave të muajit Janar të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private, u bë përmes aplikacionit “WhatsApp”.

Të dhënat janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit dhe më pas janë publikuar në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

1.Eni Qirjako,
E akuzuar për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.

2.Andi Agaraj,
I akuzuar për veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.

3.Klodian Sota,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244 i K. Penal.

4.Endri Ikonomi,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionaktivnësektorinprivat” parashikuarnganeni 164/a iK.penal
Kujtojme se skandali i publikimit të pagave shkaktoi shumë debate dhe përplasje mes maxhorrancës e opozitës.

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV