Tjetërsimi i 10 mijë m2 tokë publike në Sarandë, zbulohen detaje të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon ende operacioni për ekzekutimin e urdhër arresteve të Prokurorisë së Sarandës, në kuadër të operacionit të sotëm, ku janë lëshuar urdhër arreste për zyrtarë e qytetarë, për tjetërsimin e rreth 10 mijë m2 tokë publike në Sarandë.

Një nga të arrestuarit si përfitues është Fredi Merkuri, 61-vjeç, i cili punon pranë Ndërmarrjes së Shërbimeve në Bashki. Mësohet se në emër të tij në korrik të vitit 2020, është lëshuar një certifikatë pronësie nga Hipoteka e Sarandës për një truall 1500 m2.

Po ashtu përfituese rezulton edhe Argondia Caraj, 57-vjeçe, si dhe Valter Llomi, të dy këta persona janë tregtarë.

BalkanWeb mëson  se këta persona realizonin dokumente të falsifikuara, që tregonin se këto prona i kishin përfituar nga Bashkia me vendim të Këshillit Bashkiak dhe më pas i regjistronin në Hipotekë.

 

 

Hipotekimet janë bërë në vitin 2020. Më pas Hipoteka i dërgon shkrese Bashkisë që  të verifikojë dokumentacionin e këtyre personave brenda 1 muaji, dhe nëse Bashkia nuk kthen përgjigje, Hipoteka e regjistron automatikisht.

Kjo ka ndodhur edhe në këtë rast, ku Bashkia nuk i ka kthyer përgjigje Hipotekës, duke i hapur rrugë kësaj të fundit për të regjistruar këto prona.

Në këtë mënyrë janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetas të ndryshëm rreth 10.000 m2 truall. Dokumentacioni në lidhje me këto  prona ka më shumë se një vit që është sekuestruar nga Prokuroria, madje ASHK i ka bllokuar ato si prona, por duket se për  t’u finalizuar hetimi, është dashur ardhja e prokurorit Kledian Llaho.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV