Temperaturat deri në 30°C, çfarë ka rezervuar moti për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore juglindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar momente te ,shkurta me shira.

Sipas Meteoalb edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 2 – 3 ballë.

 Kosovë

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasoj  kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë paradites por  orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e Kosovës, më të theksuara në ekstremin verior por  mundësia për reshje është thuajse zero.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë MV por duke sjellë momente me pika shiu në zonat kufitare me Shqipërinë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Po-ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqitet gadishulli Iberik ndërsa  Europa veriore, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi karakterizohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë dhe stuhi të forta ere.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV