“Udhëtuam 12-orë me tren”- Spiropali zbulon të pathënat e vizitës në Kiev

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zbuluar detaje nga vizita zytare që pati me kryeministrin Rama në Kiev.

E ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, Spiropali, rrëfeu të gjithë intinerarin e ndjekur për të shkuar në kryeqytetin e Ukrainës, si dhe zbuloi përjetimet personale nga lufta.

“Absolutisht i domosdoshëm si udhëtim dhe mesazhet që u dhanë aty ishin shumë të qarta dhe besoj ja vlejti plotësisht.

Udhëtimi ishte i gjatë, nuk mund të shkosh me avion, as nuk mund të fluturosh në hapësirën ajrore të Ukrainës për arsye sigurie. Ne ndoqëm një rrugë që zgjedhin të gjithë ata zyrtarë që zgjedhin të vizitojnë Kievin. Ne fluturuam deri në juglindje të Polonisë dhe më pas rreth 1 orë e gjysmë një udhëtim me makinë në një zonë po në juglindje të Polonisë, ku morrëm trenin për në Kiev për rreth 12-orë.

Ishte impresionues, pasi ndjesia e luftës në pjesën e Polonisë ishte shumë e dukshme. Polonia ka bërë sakrifica të mëdha për s ai përket numrit të refugjatëve të pranuar nga Ukraina.

Është një shtet që e ndjen luftën dhe i është gjendur Ukrainës, situata ishte e tensionuar dhe pse në dukje e qetë. Kur hymë në territorin e Ukrainës, aty është një ndjesi tjetër se ti po e kupton se po i afrohesh një zone vërtetë lufte. Në fakt nuk është se pamë shumë jashtë se ata nuk e lejonin hapjen e perdeve në tren, ishte një politikë e sigurisë.

Ishte një tren i vjetër që e kanë vënë në dispozicion të zyrtarëve.

Edhe presidenti francez, Macron, kancelari Scholz dhe kryeministri Draghi, një ditë më vonë udhëtuan me të njëjtin tren, është i njëjti protokoll.

Lexo edhe :  Rama ndan foto nga nisma për pastrimin e plazheve

Kishim ruajtje gjatë gjithë kohës nga forcat e Ukrainës dhe nga forcat e gardës, dhe ato të Malit të Zi, se ishte dhe kryeministri i Malit të Zi. Nuk u ndjem të pasigurt. Të gjithë delegacionet që hyjnë në Ukrainë ndjejnë të njëjtin protokoll”, tha Spiropali.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV