Identifikohen 277 raste të reja me COVID në vend, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë publikuar bilancin e COVID-19 të 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë nga 952 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë 277 qytetarë.

Gjithashtu bëhet me dije 61 pacientë janë shëruar. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Njoftimi i plotë: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ministria e Shëndetësisë informon se situata e Covid19 në 24 orët e fundit, është si vijon:
Janë kryer 957 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 277 qytetarë, në këto bashki:
175 në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan.
Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Rama: Në 11 maj merr fund historia e kënetës dhe bufit plak që ka marrë peng opozitën

Statistika (22 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 277
Të shëruar në 24 orë 61
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 957

Testime totale 1,840,232
Raste pozitive 277,940
Raste të shëruara 273,398
Raste Aktive 1,045
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 797
Fier 77
Vlorë 60
Durrës 27
Korçë 18
Lezhë 17
Elbasan 13
Berat 11
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Dibër 4
Kukës 1

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV