Tragjike në SHBA/ Gjenden 46 emigrantë të pajetë në një kamion në Teksas (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

46 emigrantë janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas. Një zjarrfikës ka bërë me dije se 16 persona të tjerë janë gjetur të gjallë, të cilët i kanë çuar në spital për ndihmë mjekësore, mes tyre 4 fëmijë. Ai tha se të mbijetuarit ishin të lodhur nga nxehtësia.

San Antonio është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikë, është një rrugë kryesore tranziti për trafikun e njerëzve. Shpesh, emigrantët transportohen pa dokumente nga zona të largëta në drejtim të SHBA.

“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë,” tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg. “Një tragjedi e tmerrshme njerëzore. Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Asnjëri prej nesh nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë,” tha ai.

Ai shtoi se automjeti, i cili ishte braktisur nga drejtuesi i tij, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda. Mundësitë janë të mëdha, që emigrantët të kenë ndërruar jetë nga nxehtësia e lartë dhe dehidratimi. Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, tha se dy guatemalanë ishin në mesin e atyre që u dërguan në spital. Kombësia e viktimave të tjera ende nuk dihet

Tre persona po mbahen në paraburgim për këtë ngjarje ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Të fundit

Begaj takohet me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi: Bashkëpunim në fushën ekonomike

Presidenti Bajram Begaj, është takuar me zëvendësministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj. Nëpërmjet një reagimi në platformën X,...

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, priten debate për arrestimin e Erion Veliaj

Pasditën e sotme është mbledhur Kuvendi në seancë plenare, ndërsa priten debate për arrestimin e Erion Veliaj. Kuvendi është mbledhur pasditen e sotme në seancë plenare,...

Blushi reagon për arrestimin e Veliajt: Me 8 vite vonesë, ka futur në borxh qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një deklarate për mediat, Blushi...

Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ja sëmundjet që kuron

Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” , me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një nga bimët më popullore në...

Arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos në masë arresti në burg edhe biznesmenin Elman Abule

Lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas hetimit të SPAK, janë vënë nën masa sigurie edhe persona të tjerë. Një prej tyre është...

Lajme të tjera

Web TV