Polici përplas të miturin në Pogradec dhe ikën nga vendngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjës policie i Komisariatit të Pogradecit, ka përplasur me makinë një 13-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja.

Lidhur me këtë ngjarje Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në Korçë thekson se ka nisur hetimin ndaj nënkomisarit A.A si dhe e ka shpallur në kërkim, pasi ka përplasur me makinë 13-vjeccarin O.S dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë që në vend të tij në makinë ka hipur i vëllai M.A, por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë është parë që në timon në momentin e aksidentit ka qenë A.A.

Njoftimi:

Më datë 29.06.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka referuar materialet e para hetimore në Prokurorinë Pogradec, si edhe ka bërë shpalljen në kërkim për punonjësin e policisë N/komisar A. A., i dyshuar për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga neni 290 dhe 273 i Kodit Penal.

Nga veprimet e para rezulton se punonjësi i policisë, më datë 28.06.2022, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin e mitur O.S., 13 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin Korçë është larguar për në banesë.

Gjithashtu, pas mbërritjes së shërbimeve të policisë në momentet e para të aksidentit, si drejtues i mjetit është paraqitur shtetasi M. A. (vëllai), por nga këqyrja e pamjeve filmike është provuar si drejtues i mjetit, punonjësi i policisë, A.A.

Sa më sipër, pas veprimeve hetimore në konsultim edhe me prokurorin e gatshëm, u referuan materialet në gjendje të lirë për shtetasin M. A., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Deklarata e rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 dhe 305/b të Kodit Penal.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të fundit

Zbuloni frutat që ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë dhe të reduktoni yndyrën e barkut, atëherë aleati juaj është fibra. Reduktimi...

Kanabisi mjekësor, zonat ku do lejohet kultivimi!

Qeveria miratoi dje zonat kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e...

Basha: SHBA nuk është tërhequr nga SPAK!

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Euronews Albania theksoi mbështetje e fortë nga SHBA për reformën në drejtësi dhe luftën...

“Bllokim në 8 dhe 9 mars në Unazën e Madhe”/ ARRSH: Qarkullimi do të ndalojë…

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës”, pjesë e Unazës së Madhe të...

Meta “lirohet” me 12 maj/ Ish-kreu i Partisë së Lirisë del nga burgu, nëse merr mandatin

Sali Berisha duket se po i kthen borxhin Ilir Metës. Propozimi i emrit të tij në listën e sigurt për deputet në qarkun e...

Lajme të tjera

Web TV