Infermierët ua bëjnë të qartë shqiptarëve: Pas 5 vitesh, injeksionet do t’i bëni vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësimi i gjuhëve të huaja është kthyer në nevojën më të ngutshme për studentët e infermierisë. Me të kryer betimin qe u jep titullin infermier, edhe ata duan të ikin, ashtu si edhe mjekët. Studentët nuk fshehin faktin se zgjedhja e infermierisë, për shumë prej tyre, nuk ka qenë pasion për një mundësi për t’u larguar jashtë. “Sepse vetëm jashtë mund t’ia dilet”, thotë një student i Infermierisë. “80% janë futur nëpër kurse, shumica për gjermanisht”. “Në Gjermani kushtet janë më të mira, paga është më e lartë”, thotë një tjetër.

Por nëse flet me infermierë që janë në sistem dhe me përvojë pune, arsyet e largimit thonë se bëhen më të forta. “Kam 20 vite në profesion, si çdo shqiptar dua të iki jashtë shtetit. Duhet të filloj të mësoj gjermanishten. Po ta dija në këtë moment nuk e di çfarë do të bëja”, thotë një infermier i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Numri i infermierëve të larguar jashtë vendit është shumë më i lartë se i mjekëve, mbi 3500. Shifra më alarmante ishte ajo e vitit 2019, ku lanë Shqipërinë 1600 infermierë, më shumë se numri i të diplomuarve në një vit nga gjithë fakultetet publike dhe private.

“Infermierët në Shqipëri marrin 150 euro më pak se në Kosovë, Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut”, thotë Sabri Skënderi, nga Sindikata e Infermierëve “Rritja e papërfillshme e pagave në 10 vite ka bërë që të gjithë të futen në masë në kurset e gjuhëve të huaj për t’u larguar jashtë shtetit”.

Sindikata e infermierëve i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë kushtet dhe pagat e infermierëve, në të kundërt, pas 5 vitesh, shqiptarët do të duhet t’i kryejnë vetë injeksionet dhe shërbimet në spitale. (A2News)

Zgjohet Serbia, pezullon marrëveshjen me Gjermaninë: Stop largimit të infermierëve

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV