Lavrov lë takimin e G20 kur flet ministrja gjermane, dërgon një mesazh për Boris Johnson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus u largua herët nga takimi i G20, pasi u tha homologëve të tij se pushtimi rus i Ukrainës nuk ishte përgjegjës për një krizë globale urie dhe sanksionet për të izoluar Rusinë përbënin një deklaratë lufte.

Mbledhja e së premtes ishte konfrontimi i parë i drejtpërdrejtë i Sergei Lavrov me liderët nga perëndimi që kur Rusia filloisulmin e saj ndaj Ukrainës.

“Nëse perëndimi nuk dëshiron të zhvillohen bisedime, por dëshiron që Ukraina të mundë Rusinë në fushën e betejës – sepse të dyja pikëpamjet janë shprehur – atëherë, ndoshta, nuk ka asgjë për të folur me perëndimin”, tha Lavrov.

Ministri rus, i ulur midis Arabisë Saudite dhe Meksikës, akuzoi gjithashtu perëndimin se po i bën presion Ukrainës që të përdor armët e saj në luftime. Ai doli në momentin kur ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, po fillonte të fliste.

Më pas ai tha se kishte ardhur në Bali për të marrë një përshtypje “se si merr frymë perëndimi”.

“Agresorë, pushtues, okupatorë. Ne kemi dëgjuar mjaft gjëra të tilla sot”, tha ai duke përshkruar fjalimet e bëra nga homologët e tij perëndimorë. Ai tha se disa nga fjalimet u bënë për efekt teatrale, duke përmendur Boris Johnson si shembullin kryesor.

“Epo, ai dha dorëheqjen dhe kështu qoftë. Të gjithë thanë se Rusia duhet të izolohet. Por deri më tani partia e tij e ka izoluar Boris Johnson”, tha Lavrov.

Të fundit

Trump shpall emergjencën në kufirin me Meksikën

Në fjalimin e tij të betimit, Donald Trump njoftoi se do të shpallë sot emergjencën në kufirin me Meksikën dhe do...

Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA së në 100 vjetët e fundit

Nga Eduard Zaloshnja Në fillim të vitit 1932, kur Franklin D. Roosevelt hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së,...

“Amerika në ditë të vështira”, Trump: Zoti më shpëtoi ta bërë të jashtëzakonshme sërish

“Në shumë vende që më suportuan. Apo së fundmi, Los Angeles që shohim zjarrin, që ka përfshirë shumë shtëpi mes tyre të shumë individëve...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Balluku: Është kryer 25% e punimeve

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar pasditen e sotme punimet në autostradën Tiranë Durrës, ku deri më tani...

Donald Trump betohet si president i 47-të i SHBA

Donald Trump është betuar si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump tha se betohet se do ta mbrojë Kushtetutën e SHBA-ve....

Lajme të tjera

Web TV