Ukrainë/ Humb jetën në luftë modelja dhe snajperistja braziliane Thalia do Valle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Snajperistja braziliane Thalia do Valle, 39 vjeçe, vdiq pas një bombardimi që ndodhi në Kharkiv më 30 qershor dhe shkaktoi zjarr në bunkerin në të cilin ndodhej me bashkatdhetarin e saj brazilian Douglas Búrigo.

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i saj Théo Rodrigo Vieira, në deklaratat e mbledhura nga portali brazilian i lajmeve UOL. “Ajo ishte një heroinë dhe profesioni i saj ishte të shpëtonte jetë, duke marrë pjesë në misione humanitare ”, tha ai për mediumin e cituar. Do Valle u përfaqësua në radhët e Legjionit Ndërkombëtar si vullnetare . Një legjion që përbëhet nga shtetas të huaj, qëllimi i të cilëve ishte t’i bashkoheshin “rezistencës kundër pushtuesve rusë dhe të luftonin për sigurinë globale”.

Në vitet e mëparshme, ajo e zhvilloi karrierën e saj si aktore, modele dhe gjithashtu si shpëtimtare. Për më tepër, lufta në Ukrainë nuk është konflikti i vetëm ndërkombëtar i luftës në të cilin ajo mori pjesë. Ajo mori pjesë në një mision kundër Shtetit Islamik në Kurdistanin e Irakut. Pikërisht në këtë mision ajo u stërvit për t’u bërë snajperiste. Sipas vëllait të saj, ajo ka marrë trajnimin e nevojshëm për këtë.

“Kur hyri në ushtrinë kurde, ajo u specializua në qitje preçize.. Thalia ishte nga ushtria e grave dhe ishte pjesë e vijës së frontit me snajperistë elitë”, shpjegoi ai. Nga ana tjetër, ajo mori pjesë në operacione të ndryshme shpëtimi në Brazil. Një prej tyre ishte tragjedia në Mariana, në shtetin Minas Gerais, ku u shemb diga e mbetjeve minerare. Një tragjedi në të cilën humbën jetën 19 persona dhe që preku pothuajse 40 komuna të zonës.

Megjithatë, ajo nuk është e vetmja anëtare e Legjionit Ndërkombëtar Vullnetar që ka vdekur që nga fillimi i pushtimit rus. Qershorin e kaluar , organizata zyrtare e luftëtarëve vullnetarë të huaj raportoi vdekjen e katër ushtarëve vullnetarë , mes të cilëve një holandez, një australian, një gjerman dhe një francez.

Të fundit

“Shqipëria konkurron Kroacinë”/ Gazeta britanike: Pushime me çmime më të lira

Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja për potencialet turistike. Së fundmi e përditshmja britanike “The Bolton...

Vizita e Cameron në Shqipëri, Meta: Shumë sekretarë kanë ardhur e ikur, por …

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat komentoi edhe vizitën e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, i cili...

Lordi Cameron në Tiranë/ Vizitë javës tjetër, në fokus emigracioni dhe antikorrupsioni

Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën në 22 Maj. Sekretari i jashtëm britanik do të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama, Presidentin Begaj dhe...

Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio. Ndërsa ka publikuar foto...

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin…

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa,...

Lajme të tjera

Web TV