E kritikoi se rrinte shumë kohë në celular, adoleshenti dhunon për vdekje gjyshin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një adoleshent në Itali i ka marrë jetën gjyshit të tij pasi ai e kritikoi se shpenzonte shumë kohë në telefon. Mediat në vend raportojnë se 15-vjeçari nga Bucchianico (Chieti) fillimisht është grindur me gjyshen e më pas ka sulmuar gjyshin, duke e goditur për vdekje.

Adoleshenti raportohet ta ketë goditur të moshuarin me fshesën e korrentit, me karrige dhe shqelma. Gjatë dhunës, i riu, i ndjekur nga shërbimet sociale për probleme psikiatrike, filmoi me celular dhe më pas publikoi pamjet në statusin e tij në WhatsApp.

78-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Peskarës, ndërsa djali është arrestuar me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje. Tani ai  ndodhet i shtruar në spital në Policlinico di Chieti, i ruajtur nga ushtria.

Të fundit

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë...

‘Mirror’: Butrinti, ‘Maldivet’ evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Nga shpenzimet e shtatzënisë te kujdesi pas lindjes/ Kostot e rritjes së një fëmije sot

Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun valutor shqiptar një dollar do blihet me 94.8 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Euro do blihet me 98.6 lekë dhe...

Lajme të tjera

Web TV