Historike/ Shqipëria çel negociatat për anëtarësimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pritjes për gati 6 vite, janë hapur dje zyrtarisht negociatat e Shqipërisë me BE. Kryeministri Edi Rama, në Konferencën e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, deklaroi se “integrimi i plotë në Bashkimin Evropian është për kombin shqiptar një çështje për jetë a vdekje”.

Bashkimi Europian ka hapur zyrtarisht negociatat me Shqiëprinë për integrimin e saj. Ky fakt u bë i ditur nga Jan Lipavský, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë. Në fjalën e tij ai tha se “Në këtë slide mund të shënojmë hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Momenti nisi tani”. Pas fjalisë së tij, të gjithë të pranishmit në sallë duartrokitën. Në Konferencën e Parë Ndërqeveritare që u mbajt dje në Bruksel Shqipërisë ju hap rruga për anëtarësimin në BE, duke e kthyer data 19 korrik në një ditë historike për vendin tonë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencë u shpreh se, “është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare. Megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje”. Rama, gjatë fjalës së tij tha se nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Europian, duke nënvizuar se kjo është ëndrra e çdo shqiptari. “Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka. Por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian. Është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë. Është fati ynë”, tha Rama. shefi i Qeverisë në Bruksel tha se hapi në Bashkimin Europian është një mënyrë për tu shkëputur nga e kaluara. “Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regji që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Evropa është e para herë që për ne të gjithë të kishim një zgjidhje të lirë dhe zgjodhëm t’i japim gjithçka Evropës. E bëmë, sepse besojmë në këtë hapësirë lirie, paqeje dhe sigurie, ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë. Por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë. Një mënyrë që shkëputet njëherë e përgjithmonë me të kaluarën”, theksoi Rama. Ai tha se në Europa e bën ballkanin më të sigurt. “Evropa, me vlerat, parimet dhe standardet e saj, është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, prosperiteti dhe sigurie. Një Ballkan i hapur i 4 lirive të BE-së, gjithashtu”, shtoi Rama. kryeministri tha se Shqipëria ka ende punë për tiu bashkuar plotësisht Europës.“Duke filluar nga sot bisedimet e anëtarësimit nuk e bën ëndrrën tonë realitet, por e bën realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Ne e dimë se ajo që që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit. Të gjithë e dimë se rruga jonë për të qenë këtu sot nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtetë, mes punës së palodhur, vlerësimeve, pritshmërive, premtimeve të pambajtura dhe rinisjeve të mundimshme. Një histori e rrokullisjes së gurit në një kodër dhe rënies. E përpjekjes për të arritur majën dhe kthyer poshtë herë pas here, si në “Mitin e Sizifit”. Por ne vazhduam të ecnim përsëri dhe përsëri, duke mos e humbur besimin tonë, edhe kur u përballëm me dhimbjen e fundit të shuplakës së padrejtë në fytyrë”, tha Rama.

Të fundit

Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027/ Rama në Madrid: Sinjal i fortë besimi

Shqipëria do të presë Kongresin Botëror të Drejtësisë, një vlerësim i rëndësishëm për reformat e saj në sistemin e...

Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka marrë vlerësim pozitiv në raportin e OECD/SIGMA. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shkroi në rrjete sociale...

Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të deritanishëm, Valentino...

Kur duhet të ndahemi? Para, apo pas Shën Valentinit?

Ndarja është e vështirë. Ndarja me dikë gjatë atmosferës së Shën Valentinit – një festë e dedikuar për dashurinë – mund t’i bëjë gjërat...

Taksa vjetore për mjetet, pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherazi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit...

Lajme të tjera

Web TV