E tallin për shkak të pamjes, Bes Kallaku bën gjestin e veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullizmi ose talljet siç e njohim ne në shqip, është një fenomen shqetësues dhe në shoqërinë shqiptare.

Një histori e tillë u transmetua në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku nëna ftoi në program vajzën e saj adoleshente e cila bullizohet në ambientet e shkollës për shkak të pamjes së jashtme.

Elisa është albine, që do të thotë se ka pak ose nuk ka fare pigmentin e melaninës. Nga mungesa e melaminës Elisa ka probleme në shikim, lëvizje të pavullnetshme të syve, lëkurë të bardhë dhe flokë biond. Pikërisht për këto tipare adoleshentja është bullizuar nga moshatarët e saj.

Elisa Fjala.al
Elisa Fjala.al

Mamaja e Elisës në studion e emisionit tha se vajza e saj shpesh herë është ndjerë jo e pranuar në shoqëri dhe aktivitete të ndryshme që zhvillohen në ambientet e shkollës.

I ftuar surprizë për Elisën ishte Bes Kallaku, një personazh të cilin ajo e admiron. Ai i dha një mesazh të veçantë vajzës duke i treguar dhe për sakrificat që ai ka bërë për të arritur aty ku është sot dhe madje tregoi publikisht se edhe ai është bullizuar kur ka ardhur në fillim në Tiranë.

Veç mesazheve, Besi i premtoi vajzës se në filmin e tij të dytë, Elisa do të jetë një prej aktorëve./Fjala.al

Të fundit

Aksident në Kamëz, makina përplas këmbësoren te vijat e bardha

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Institut-Kamëz, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa...

Pse PD është e vetmja opozitë që “i kanë vjedhur” votat?

MERO BAZE - Agron Shehaj, kur u pyet nëse iu vodhën votat, dha një përgjigje logjike dhe të vërtetë. Tha se fushata ishte e...

Pjesë e formacionit të vitit në Bundesliga, Granit Xhaka shkëlqen me Leverkusenin

Granit Xhaka zhvilloi sezon pozitiv te Leverkusen. Mesfushori me origjinë shqiptare është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në Bundesligë. Paraqitjet e tij...

“Gaz Bardhi si spermatozoid i tërbuar”, akuza e radhës për deputetin demokrat

Deputetja e Partisë Demokratike e cila nuk arriti të sigurojë një mandat të radhës më 11 Maj, Flutura Açka, ka deklaruar se demokratët nuk...

Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para fitores së madhe

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetin e saj social pasi nuk arriti që të merrte një mandat në...

Lajme të tjera

Web TV