Situata e COVID-19/ 1373 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2801 testime kanë rezultuar 1373 qytetarë të infektuar me COVID-19. Dy humbje jete dhe 1468 të shëruar në 24 orët e fundit.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2801 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1373 qytetarë, në këto bashki:
501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolonjë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan.

Lexo edhe :  Rama: Në 11 maj merr fund historia e kënetës dhe bufit plak që ka marrë peng opozitën

Janë 9,729 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç.

Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1373
Të shëruar në 24 orë 1468
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2801

Testime totale 1,897,715
Raste pozitive 302,767
Raste të shëruara 289,515
Raste Aktive 9,729
Humbje jete 3,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,649
Durrës 702
Fier 679
Vlorë 480
Elbasan 425
Berat 413
Shkodër 397
Lezhë 331
Korçë 281
Gjirokastër 160
Dibër 148
Kukës 64

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV