Italia ka konfirmuar viktimën e gjashtë nga coronavirusi. Mësohet se viktima ka qenë më parë e sëmurë dhe ishte e shtruar në spitalin e Brescias.
Masat e aktivizuara nga autoritetet lokale për të përmirësuar epideminë përfshijnë mbi 50 mijë njerëz në karantinë, ndërkohë që në Lombardi janë mbyllur shkollat, raporton Corriere Della Sera.
Epidemia e koronavirusit (Covid-19) që shpërtheu në Kinë në fund të vitit 2019, është përhapur në 28 shtete të tjera.
Italia është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarëve, pas Kinës, mbi 77 mijë dhe Koresë së Jugut , 763 persona: sipas statistikave të fundit, në vendin italian janë 219 raste të konstatuara, duke llogaritur personat që kanë humbur jetën dhe ata që ishin të infektuar, por që u shëruan./Fjala.al