Po hetohet për pastrim parash, kush është menaxheri shqiptar i Boateg?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menaxheri shqiptar i yjeve të futbollit siç janë Kalidou Koulibaly, Miralem Pjanic, Cengiz Under, Valon Behrami, Ante Rebic, Jerome Boateng, Samir Handanovic e të tjerë, Fali Ramadani është në probleme të mëdha nga Gjykata Kombëtare Spanjolle.

Ramadani po hetohet për pjesëmarrje në një skemë për pastrim parash në Mallorca të Spanjës raporton gazeta spanjolle “Ultima Hora”. Në këtë shkrim njoftohet për operacionin e ekipit kundër krimit të organizuar dhe grupit të hetimit financiar.

Shqiptari akuzohet për pastrim parash, ndërsa brenda disa ditësh duhet të udhëtojë drejt Madridit Gjykatën Kombëtare si një person i hetuar, kanë thënë burimet nga gjykata.

Nga Gjykata Kombëtare Spanjolle për të njëjtin rast po hetohen edhe biznesmenë e futbollistë të tjerë.

Të dyshuarit në fjalë ndodhen kryesisht jashtë Spanjës, por që raportohet se kanë zhvilluar biznes me kompani të njohura në Mallorca. Ndërsa menaxheri shqiptar Fali Ramadani është njëri nga më të fuqishmit në botën e futbollit./Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV