Pas Manajt, Barcelona piketon një tjetër shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se skuadra e Barcelonës i ka hedhur sytë nga lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Pas marrjes së Rey Manajt në merkaton e janarit tashmë katalanasit janë duke vëzhguar lojtarin e shumëpërfolur të Serisë A, Marash Kumbullën.

20-vjeçari shqiptar është duke zhvilluar një sezon pothuajse perfekt në Serie A me Hellas Verona, duke u bërë kështu një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Itali.

Performanca fantastike e shqiptarit ka bërë që në gjurmët e tij të vihen skuadra të mëdha si Interi, Juventusi dhe Napoli në Itali, por edhe nga kampionatet e tjera. Garës për të marrë shërbimet e Kumbullës tashmë i është shtuar edhe Barcelona.

“TuttoHellasVerona”, raporton se katalanasit po e ndjekin me kujdes mbrojtësin. Më tej raportohet se spanjollët janë në kërkim të një lojtari për repartin e prapavijës, duke ditur se edhe Pique është në një moshë të madhe dhe Umtiti po tregon një formë të dobët.

Madje shtohet se Barcelona dëshiron ta marrë menjëherë në ekip Kumbullën, në mënyrë që ai të mësohet me lojën e katalanasve përkrahë Pique-së./Fjala.al/

Të fundit

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Lajme të tjera

Web TV