VOA: Nga sot Prokuroria do të ngrejë akuza ndaj pushtetarëve në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, paralajmëroi të hënën fillimin e ngritjes së akuzave.

Në një njoftim të së hënës pasdite, thuhet se “Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin”.

Në njoftim thuhet se kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar.

“Përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara vepron në Hagë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Në korrik të vitit 2019 në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme./ VOA

Të fundit

Shuma marramendëse që Mariah Carey fiton falë “All I Want For Christmas Is You”

Që nga publikimi i “All I Want For Christmas Is You” në vitin 1994, Mariah Carey është bërë sinonim...

FSHF dënon ashpër dy klubet më të titulluara, Dinamo dhe Tirana pa merkato për tre sezone

FSHF ka bllokuar merkaton për tre sesione dy klubeve më të titulluara në Shqipëri, Tiranës dhe Dinamos. Vendimet: FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve...

Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia duhet të kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte më e përgatitur për...

Tirana festive/ Reuters publikon imazhin e sheshit ‘Skënderbej’

Atmosfera festive në sheshin ‘ Skënderbej’ ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Agjensia e lajmeve Reuters publikoi në rrjetin social ‘Instagram’ një foto të kapur nga droni...

Patronazhistët/ Balla: Edhe Trump i përdori për të fituar zgjedhjet

Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se patronazhistët e Partisë Socialiste do të jenë prezentë edhe në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV