Vizita e parë/ Presidenti Begaj e nis punën me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë. Vizitën e parë presidenti ka vendosur ta bëjë në vendin vëlla me një agjendë tejet të ngjeshur, ku do takohet me Presidenten, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, kryetarë të partive politike si dhe drejtuesin e KFOR.

 Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj e ka nisur me këmbë të mbarë vizitën e parë që do të bëjë si Kryetar i Shtetit Shqiptar. Ai ka vendosur që të kalojë “kufirin e hequr” dhe të zhvillojë një takim në Kosovë, aty ku Qeveria Shqiptare po bën edhe marrëveshje bashkëpunimi, por edhe duke lënë mesazhin e “Shqipërisë së Madhe”. Ditën e sotme ai do të jetë në Kosove për të zhvilluar takime në shumë institucione. Presidenca ka bërë publike dhe axhendën e vizitës së Begaj në Kosovë. Presidenti do të takohet në orën 10:00 të së hënës me homologen Vjosa Osmani, e cila starton dhe vizitën. Ai gjithashtu do të takojë kryeministrin Kurti, liderët politikë, drejtuesit e KFOR, trupat shqiptare si dhe do të vizitojë dhe disa nga memorialet kryesore të luftës së Kosovës. Institucioni i presidencës bën me dije se vizita e parë e Begajt në Kosovë do të bëhet në datat 15-16 gusht me ftesë të homologes Vjosa Osmani. Po ashtu ai do të marrë pjesë në nderimet para memorialit për Personat e Zhdukur. Në orën 11:50 do të jetë konferenca e përbashkët e të dy presidentëve që është llogaritur të jetë 20 minita. Po ashtu Presidenti do të ketë një takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Në mesditë Begaj do të ketë një takim me krzeministrin Albin Kurti. Po ashtu në orën 15:45 Begaj do të bëjë homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës. Po ashtu homazhe do të bëhen edhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vednosjen e kurorave. Po ahstu Presidneti i Shqipërisë ka dhe sërë takimesh të tjera me disa drejtues partie si dhe me drejtuesin e KFOR. Bajram Bega është zgjdhur President në Parlamentin Shqiptar më 4 qershor, dhe vetëm pak ditë më parë u ul në karrigen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në cerremoninë e marrjes së detyrës e pranishme ka qenë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Vizitën e parë në cilësinë e Presidentit, Begaj po e zhvillon në Kosovë.

 Tirana dhe Taranto / Veliaj me kryebashkiakun Meluçi: Së  shpejti binjakëzimi mes dy qyteteve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në Taranto, Itali, është takuar me kreun e Bashkisë Rinaldo Meluçi me të cilin kanë nënshkruar një dokument mirëkuptimi i cili do të çojë dy qytetet drejt një marrëveshje binjakëzimi. Dy kryebashkiakët zyrtarizuan në Palazzo di Città këtë rrugëtim, i cili tashmë ka kaluar nëpër disa etapa, siç është pjesëmarrja e përbashkët në Eurocities, apo sa i përket pritshmërive që ofrojnë Lojërat Mesdhetare. “Tirana është një qytet në zhvillim, falë edhe angazhimit të mikut tim Erion dhe ekipit të tij. Tirana, në një farë mënyre ka brenda saj dëshirën për një fillim të ri, gjë të cilën e kemi edhe ne këtu në Taranto, një perceptim i cili gjeti dakordësinë edhe nga vetë kryebashkiaku Veliaj, teksa mbërriti në qytet dhe e cilësoi si “të pastër, me diell dhe plot turistë” – theksoi kryebashkiaku Meluçi. “Kemi shumë gjëra të përbashkëta, ndaj dhe duam që këto lidhje ndërmjet Puglias dhe Shqipërisë të forcohen edhe më tej, me kompanitë tona, me të rinjtë tanë, të cilët do të dinë ndoshta të na çojnë drejt një objektivi të përbashkët në 2026 dhe Lojërave Mesdhetare të Tarantos. Ndaj, jemi krenarë të mirëpresim kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe të mund të ndërtojmë së bashku me të, një rrugëtim që do të na çojë larg” tha Meluçi. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se fakti që në Puglia jetojnë mijëra shqiptarë dhe anasjelltas, në kryeqytetin shqiptar po ashtu kanë ardhur mbi 25 mijë italianë, i bën dy qytetet mjaft të lidhura. “Jam krenar për këtë lidhje. Në qytetin tim janë 25 mijë italianë që punojnë dhe jetojnë me ne. Përgjatë 30 viteve kemi bërë hapa të mëdhenj. Ishim pothuajse Koreja e Veriut e Europës dhe tani jemi një komb në zhvillim dhe kjo edhe me mbështetjen e vendeve mike, siç është Italia, sepse është komplet gjë tjetër të kesh fqinj që të sulmojnë,” u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Murtaja e derrave në Lezhë/ Sëmundja afrikane, ngordhin 60 derra

 

Alibeaj reagon për reformën administrativo-territoriale

 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar dje një takim në Lezhë me mbështes të PD-së sa i takon reformës administrativo-territoriale. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Alibeaj theksoi se Lezha ka nevojë për rikinceptim të territoreve dhe jo vetëm. Po ashtu ai theksoi nevojën që të kthehet pushteti lokal të qytetari. “Në Lezhë për Reformën administrativo-territoriale me qytetarët dhe grupet e interesit. Si në çdo takim tjetër, edhe këtu u pohua me shqetësim se reforma territoriale e njëanshme e shumicës PS-LSI, ka dështuar plotësisht dhe bashkitë kanë falimentuar”, shkruan Alibeaj. Sipas tij, Lezha ka nevojë për rikinceptim të territoreve dhe jo vetëm. “Reforma nuk është ndarje me vizore e territorit. Ajo duhet të sigurojë autonominë nga pushteti qendror dhe vetëqeverisjen vendore, të mbrojë kompetencat vendore nga pushteti qendror, në mënyrë që pushteti vendor të jetë realisht afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Lezha, si çdo qark tjetër, ka nevojë akute për reformë të thellë gjithëpërfshirëse dhe të vërtetë. Pushteti vendor duhet t’u ofrojë shërbimet qytetarëve të tij. Qytetarët duhet të jenë mbajtësit e vërtetë të pushtetit. Për këtë arsye, referendumet vendore, si mjet i qytetarëve për realizimin e demokracisë vendore, do jenë një prej cështjeve themelore që ne do paraqesim në Komisionin e Reformës”, shkruan Alibeaj. Në takimin e Lezhës, qytetarët dhe ekspertët diskutuan hapur dhe me përgjegjshmëri. Theksi u vu decentralizimi i pushtetit të kryetarit të bashkisë, por mbi të gjitha tek domosdoshmëria e decentralizimit fiskal dhe aftësimi financiar i bashkive, që në projektin e PD duhet të jenë parësore. Ne jemi të vendosur për një reformë të thellë e të vërtetë, për të kthyer pushtetin lokal tek qytetari dhe në shërbim të tij, që në çdo qark të ketë demokraci funksionale.

 

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV