U grushtuan në dhomat e zhveshjes, Boca Juniors merr vendimin për dy lojtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pushimin mes pjesëve, Dario Benedetto, sulmuesi kryesor i ekipit argjentinas, ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës, duke i akuzuar se po luanin dobët. Ndërkohë që të gjithë kishin ulur kokën, njëri prej tyre nuk duroi më.

Qendërmbrojtësi nga Peruja, Carlos Zambrano i është kthyer Benedettos duke e akuzuar për “thatësirë” golash, fjalë që kanë çuar në kapjen me duar mes tyre. Grushtet nuk kanë munguar, edhe pse shokët tentuan t’i ndanin.

Lojtarët zbritën në fushë në pjesën e dytë me shenja në fytyrë, teksa pamjet e përplasjes së ashpër mes tyre u bënë virale në rrjetet sociale. Drejtuesit e Boca Juniors kanë reaguar dhe kanë vendosur të pezullojnë dy sherrxhinjtë me nga dy ndeshje.

“Boca Juniors, pas ngjarjeve që ndodhën të dielën e kaluar, informon se lojtarët Dario Benedetto dhe Carlos Zambrano nuk do të jenë pjesë e ekipit të parë në dy ndeshjet e ardhshme”.

Të fundit

Ministrja Koçiu në korpusin e ri të laboratorëve të ISHP-së: Nuk ka vend për panik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini ka inspektuar sot punimet që...

Parashikimi i motit për fundjavën, ja zonat ku do të ketë reshje shiu

Për fundjavën që presim vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë...

Dialogu me Serbinë, analistët: Çfarë e pret qeverinë e re?!

Pasi të formohet qeveria e re e Kosovës, përfaqësuesja për politike të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se bashkë me ndërmjetësin e...

Shqipëria emeton Eurobondin 650 milionë € me interes 5% dhe periudhë maturimi 10 vite

Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond...

Si reagon truri ndaj dashurisë, zbuloni faktet interesante

Dashuria është një koncept shumë dimensional dhe në një mënyrë ose tjetër mund të krijojë varësi. Por ndryshe nga varësitë e tjera, dashuria, ose të...

Lajme të tjera

Web TV