“Po i dridhet karrigia”/ Deputeti në Mal të Zi: Nuk dua të jem shqiptar si Abazoviç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti shqiptar nga partia Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, është deklaruar përkrah mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç.

Sa i përket fjalimit të Abazoviç sot në kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për vetë faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviç u ktujau sot për një gjë të tillë, teksa shtoi se deri dje deklaronte që ishte kozmopolitan.

“Nëse Abazoviç sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviç, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime”, dhe Abazoviç e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviç, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, ka thënë Zenka.

Zenka tha se Abazoviç dëshiron të justifikohet, duke përdorur pretekstin shqiptar, por në fakt, sipas tij, mocioni i mosbesimit ka të bëjë me nënshkrimin e një kontrate me kishën serbe.

“Sot pasi po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se është shqiptar. Sot dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, gjë që nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë nënshkrimin e kontratës të cilën e ka bërë me kishën serbe, një kontratë e cila është tejet e dëmshme, sidomos për shqiptarët, sepse e dimë zgjerimin e kishës serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”, u shpreh deputeti.

Lexo edhe :  Ndodh edhe kjo! Majmuni i 'fik dritat' Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Zenka pretendoi se gjatë kohës sa Abazoviç ka qenë zëvendëskryeministër dhe tani ministër, ai ka dëmtuar marrëdhëniet e Malit të Zi me BE-në.

“Në shpresojmë se do të rrëzohet, se po që se vazhdojmë me këtë politikë, me të vërtetë na presin ditë shumë më të këqija, dhe me të vërtetë situata mund të radikalizohet”- deklaroi ai.

Të fundit

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

VENDIMI/ GJKKO lë në burg Erion Veliajn, ndryshon masa për Ajola Xoxën

Është dhënë masa “arrest me burg” për  Erion Veliajt dhe ndryshon masa për Ajola Xoxën, nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitje” Ky është vendimi i...

E rëndë në Vlorë! Ndërron jetë 27-vjeçari, dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri

Sonte, rreth orës 20:40, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një shtetas 27-vjeçar, i identifikuar si S. Z., ka ndërruar jetë...

Lajme të tjera

Web TV