S’ndalet Koronavirusi/Ç’po ndodh me vendet e prekura? Nga Irani në Itali 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmet për përhapjen e shpejtë të Koronavirusit ndryshojnë me orë. Së fundmi bëhet e ditur, se edhe zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit është i infektuar me virusin Korona.

Më parë Austria kishte njoftuar dy  raste të infektimit në Tirol. Edhe Kroacia ka njoftuar për rastin e parë të infektimit, sipas kryeministrit, Andrej Plenkoviç.

Turqia ka izoluar 132 vetë në bordin e një avioni të ardhur nga Irani për shkak të dyshimit për persona të infektuar. Në një hotel në Tenerife në Spanjë janë izoluar disa qindra vetë për shkak të dyshimit për raste të infeksioneve me Koronavirusin.

Në Itali krahas më shumë se 280 rasteve të infektimit në veri, është konfirmuar edhe një rast infeksioni në Sicili. Italia ka reaguar me masa drakoniane duke izoluar disa zona në veri për të penguar përhapjen e virusit.Ndërkohë në Romë zhvillohet të martën pasdite një takim krize i ministrave të Shëndetësisë të disa vendeve të BE që janë afër Italisë. Italia ka ftuar në këtë takim për të koordinuar veprimet për përhapjen kaq të shpejtë të virusit në Europë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur, se virusi nuk ndal në kufijtë e vendeve. Spahn pret raste të tjera të virusit Korona edhe në Gjermani, ku aktualisht janë regjistruar 16 vetë të infekuar.

Ndërkohë një virolog ka kritikuar në mediat gjermane mënyrën e veprimit të qeverisë gjermane. Alexander Kukele tha për Deutschlandfunk, se ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn e nënvlerëson rrrezikun në përhapjen e virusit Korona dhe e paraqet shumë më pak të rrezikshëm se një grip.

Por nëse vdekshmëria tek gripi është 0,1% në rastet e virusit Korona është më e lartë, 0,5-1,5%. „Kjo do të thotë, se për ata që infektohen, virusi është 10 herë më i rrezikshëm”, ka thënë Kukele. Virusi Korona mund të jetë vdekjeprurës jo vetëm për pleqtë, si në rastin e gripit, por edhe për njerëzit në moshën e mesme./DW/

Të fundit

Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Historia dhe domethënia

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim...

Parashikimi i motit për sot, 8 mars 2025

Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Parashikohet që...

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët e tij do kërkojnë zëvendësimin...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Lajme të tjera

Web TV