Rritja e çmimeve të maskave dhe dezinfektuesve, prokuroria nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit. Hetimet nisen pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve. Coronavirusi ka përhapur panik te qytetarët dhe në të gjithë farmacitë e qyteteve vihen re mungesa të maskave dhe të dezinfektantëve. Gjithashtu është vënë re dhe një rritje e çmimit të maskave.

Rritja e çmimeve ka vijuar orë pas ore dhe një dezinfektat nga 250 lekë ka shkuar në 400 lekë. Ndërsa maskat me karbon janë blerë dhe me 650 lekë të reja.

Rritja e ccmimeve  nisi që dy ditë më parë për shkak të kërkesës së lartë për furnizim nga ana e farmacive, depot farmaceutike po abuzojnë me çmimet e maskave apo të higjenizuesve që përdoren si masa parandaluese ndaj coronavirus, çka sjell dhe rritje të çmimit final tek qytetarët.

Farmacitë në kryeqytet bëjnë me dije, se nëse para një jave një kuti maskash të thjeshta që përmban 50 maska të thjeshta blihej nga depot me çmim 150 lekë, tashmë ka shkuar në 450 lekë. Duke bërë që një maskë e thjeshtë të shitet tek qytetarët në 20 lekë, nga 10 lekë që ishte çmimi i mëparshëm. Ndërsa çmimi i maskave me karbon është rritur nga depot nga 150 lekë në rreth 700 lekë. Po ashtu është rritur ndjeshëm edhe çmimi i alkoolit 100 ml dhe higjenizueseve duke kapur çmime nga 200-300 lekë, ndërsa më parë shiteshin 50-100 lekë.  E ndërkohë që kërkesa vijon e rritet, çmimet  po ashtu ndjekin të njëjtin trend, ku në disa raste janë edhe farmacitë që abuzojnë.

Deklarata e Plotë: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe nga administrimi i të dhënave operative në lidhje me veprimet e disa farmacive në drejtim të rritjes së çmimeve të produkteve të ndryshme ka regjistruar procedim penal për veprën penale të “Manipulimi i tregut” parashikuar nga neni 143/a/1 i Kodit Penal.

Lexo edhe :  Kleana Xhuveli përkohësisht deputete, u rrit që 8 muajshe nga prindërit e Lapajt

Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve të nevojshme për evidentimin dhe dokumentimin e të gjitha rasteve, në të cilat dyshohet se disa subjekte në mënyrë abuzive dhe të paligjshme kanë rritur çmimet mbi produkte te ndryshme (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese, etj), duke përfituar nga situata e krijuar për shkak të interesimit, në rang të marrjes së masave kundër Coronavirusit, në dëm të interesave të ligjshme, dhe në shkelje të normave ligjore.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo paraqitje jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin e funksionimit të lirë dhe drejtë të tregut, është penalisht e dënueshme.

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë.

Të fundit

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Tre paradokse të qeverisë dhe një nga opozita, ironia e Roland Bejkos

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka reaguar me tone ironike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke identifikuar sipas tij...

Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Nga Alban Daci Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose...

Shqipëria në flakë/ Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë thuasje gjithë Shqipërinë. Socialisti Petro Koçi...

Lajme të tjera

Web TV