Jo në Durrës, por në Tiranë! Martinaj ‘u zhduk’ tek “Zogu i zi”, ja çfarë kapën kamerat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe jo Durrësi dyshohet të jetë qyteti i fundit ku është parë Ervis Martinaj para se të humbte kontaktet me familjarët e tij.

Sipas Ora News, silueta e Ervis Martinajt është filmuar në kamerat e një biznesi në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë me datë 8 Gusht, një ditë pas humbjes së gjurmëve me të besuarit e tij në Durrës dhe shkëputjes së kontakteve me familjarët.
“Ora News” mëson se të dyja pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtyre bizneseve, janë sekuestruar tashmë nga ana e prokurorisë së Laçit, dhe po verifikohen me imtësi.

Te fundit qe pane Martinaj 

Ndërkohë personat e fundit, që ai ka qënë në shoqëri në datën 7 Gusht 2022 në Durrës, ishin Jeton Lami ndihmës specialist tek operacionalja e Policisë së Shtetit dhe një vajzë nga qyteti i Durrësit.

Dhoma në hotel rezulton të jetë marë në emër të punonjësit të policisë, Jeton Lamit, i cili e ka çuar dhe atje.

Pas qëndrimit një natë atje, sërish Jeton Lami, me makinën tip “Audi A8” ka shkuar ka qëndruar disa momente me Martinaj në kafe dhe, është larguar së bashku me biznesmenin dhe vajzën në drejtim të Durrësit.

Vajza është identifikuar dhe marrë në pyetje por as ajo dhe as Jeton Lami nuk kanë treguar se ku është transportuar më pas, Ervis Martinaj.

Të fundit

Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një...

PD kërkon dorëheqjen e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së PS-së pasi u mor nën hetim lidhur me akuzat për asgjësim provash lidhur me dosjen e...

Zgjedhjet parlamentare/ Sondazhi: Gjermanët s’kanë të parë ekonominë, por emigrantët

Gjatë zgjedhjeve të BE-së, gati gjysma e gjermanëve patën cituar emigracionin si shqetësimin kryesor që do të influenconte votën e tyre, e duket se...

Si të trajtoni dhimbjet menstruale! Ja çfarë mund të konsumoni në vend të qetësuesve

Në vend të qetësuesve, mund të konsumoni çokollatë për të shmangur dhimbjet nga menstruacionet. Sipas një studimi të publikuar në revistën European Journal of Integrative...

Gjyqi për “Gërdecin”/ Mediu: Pretendojnë se rrita kalibrat e municioneve

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO ku u zhvillua seanca për dosjen Gërdeci, u shpreh se pretendohet se ai, gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV