Liberalizimi i tregut të energjisë/ Reagon Dhoma e Tregtisë: Ja pasojat për biznesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë -Tiranë, antarët e saj, që përfaqësojnë kryesisht sektorët e industrisë përpunuese, turizmit, ndërtimit,etj, kanë ngritur një problem mjaft të rëndësishëm lidhur me pasojat që sjell liberalizimi i tregut të furnizimit me energji elektrike. OSHEE është enti publik, që përveç sigurimit të furnizimit me energji elektrike, është “ transportuesi” i vetem i kësaj energjie të blerë në bursë dhe që përcillet tek konsumatori final. Shqetësimi është bërë publik nga kreu i kësaj dhome Nikolin Jaka përmes një postimi në rrjetet sociale

Sipas Jakës brenda këtij viti 2020, çmimi i energjisë ( zëri i kostos se transportimit) për operatorët ekonomik, i ofruar nga OSHEE synon të ndryshojë. OSHEE ka aplikuar tek Enti Rregullator i Energjisë (ERE), duke propozuar rritje të kostos së transportit të kësaj energjie elektrike, sipas tre niveleve të tensionit. Bazuar në këtë informacion , nga disa antarë të DHTIT-s, që janë edhe konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike, po rritet gjithnjë e më tepër shqetësimi lidhur me rritjen e kostove te transportit te kësaj energjie elektrike, ose siç quhet në termin teknik “ tarifa e aksesit në rrjet”.

Ai pohon se rezulton se bazuar në tre nivelet përkatëse të tensionit, 35, 20 dhe 0.4kV, është propozuar një tarifë me rritje mesatare për tre nivelet rreth 25%. Kjo rritje e propozuar, justifikohet nga OSHEE se lidhet me kostot e investimit dhe mirëmbajtjes së paisjeve që garantojnë transmetimin e energjisë së blerë deri tek konsumatori final .

“Përfaqësues të DHTIT-s, bashkë me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, me datë 20 Shkurt 2020, morën pjesë në një seancë dëgjimore pranë ERE-s. Nga ana e përfaqësuesit të DHTIT, u ngrit me forcë qendrimi i pajustifikuar i OSHEE-s, lidhur me kostot e pargumentuara nga kjo e fundit, për pasojë duke rënduar koston për njësi produkti ose shërbimi për operatorët ekonomik dhe që konsiderohet më e larta krahasuar me të gjithë vendet e rajonit .

Lexo edhe :  Miqësia me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ekonomia jonë

DHTIT, i ka kërkuar ERE-s, që të analizojë me përgjegjësi propozimin e bërë nga OSHEE dhe nuk mund të pranojë rritje të kostove të tarifës së aksesit. Para një situate të tillë, përveç njoftimit të antaresisë së DHTIT, ne duam të sensibilizojmë Ministrin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, për të analizuar me kujdes të veçantë këtë shqetësim të ngritur nga ana e operatorëve ekonomik.

Nëpërmjet këtij njoftimi, DHTIT mirëpret çdo reagim të antaresisë së DHTIT, për të ngritur zërin dhe për të kërkuar pranë strukturave përgjegjëse shtetërore që të mos rritet tarifa e aksesit në rrjet, e propozuar nga OSHEE, e cila cenon koston e prodhimit dhe sherbimit te sipermarrjeve tona, për rrjedhojë duke ndikuar negativisht në aftesinë konkuruese”-shkruan Jaka.

 

Të fundit

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Berisha nesër në SPAK në orën 10:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK në orën 10:00 për të zbatuar masën...

Primaret në PD, publikohen rezultatet për Tiranën, ja kush ishin kandidatët më të votuar

 Njoftimi i PD: KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm për deputetë janë një skaner...

Lajme të tjera

Web TV