Diva e muzikës, Rita Ora, do të mbajë sonte në Tiranë një koncert me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë
Në konferencën që mbajti para koncerti, këngëtarja u përlot kur foli për rastin e 11-vjeçares që u përdhunua nga pesë burra në Kosovë.
“Pak javë më parë, ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi në fokus këto çështje sociale dhe sa e rëndësishme është për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me të rinjtë që këto ngjarje të mos përsëriten dhe të përmirësohet situata. Dua të theksoj këtë mesazh për familjen dhe t’i ftoj të gjithë që të bëhet pjesë e koncertit të sotëm në shesh”, tha ajo mes lotësh.
Sakaq, ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith e quajti një frymëzim për të rinjtë por jo vetëm.