A po shkon drejt shuarjes coronavirusi?!/ Shifra që tregojnë  fundin e epidemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekziston një parametër që mund të na tregojë nëse më të keqen e kemi lënë pas: është pikërisht numri i njerëzve që secili pacient mund të infektojë. Nëse ky numër është më pak se një, kjo do të thotë që epidemia gradualisht po largohet. Por tani për tani nuk duket se jemi akoma në këtë fazë. Ekspertë nga e gjithë bota po mundohen të parashikojnë se kur do të përfundojë përhapja e coronavirusit dhe është pikërisht ky parametër i ri i cili mund të tregojë realisht fundin e epidemisë.

Të gjithë duan të dinë se si po shkon epidemia dhe kur do të tejkalohet kulmi, dmth pika ku është regjistruar numri maksimal i të infektuarve. Pas kësaj me sa duket do të ketë një fazë në të cilën ky numër mbetet i palëvizshëm me kalimin e kohës dhe më pas do të bjerë, pra jo vetëm që nuk do të ketë diagnoza të reja, por numri i përgjithshëm i pacientëve në përgjithësi do të ulet dhe shërimi do të rritet. Për momentin, edhe duke parë tabelën dhe të dhënat e OBSH-së që nga 25 shkurt (më poshtë), nuk duket se jemi akoma në këtë fazë, duke pasur parasysh që ka ende raste të reja dhe numri i të infektuarve është akoma në rritje, megjithëse pak.

Rastet e reja në rënie

Por gjithçka po ndodh me më pak shpejtësi. Nuk është rastësi që Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit në 20 shkurt tha se “të dhënat nga Kina vazhdojnë të tregojnë një ulje të rasteve të reja të konfirmuara”, megjithëse si gjithmonë nuk është koha për të ulur vigjilencën. Sidoqoftë, nuk janë rastet totale që bien, por diagnozat e reja ditore, kështu që ne nuk jemi akoma në fazën e zbritjes së kurbës që përshkruan epideminë.

Shkalla neto e riprodhimit

Por çfarë mund të tregojë që e kemi kaluar përfundimisht kulmin (numri maksimal i të infektuarve) dhe që po arrijmë zbritjen? Ekziston një element kryesor, i cili është thelbësor për ta kuptuar atë, siç lexojmë në një artikull në Business Insider. Është një parametër për të cilin kemi folur tashmë dhe është numri i njerëzve që mund të infektojë secili pacient, i ashtuquajturi numri bazë i riprodhimit ose ndryshe shkalla neto e riprodhimit. Ideja është që, nëse kulmi është tejkaluar, ky numër duhet të jetë më i vogël se 1. Nëse ky është rasti, secili pacient mund të infektojë më së shumti një person tjetër ose asnjë, dhe kjo do të thotë që në afat të gjatë infeksioni shuhet. Në të kundërt, nëse numri është më i madh se 1, sëmundja është akoma duke u zgjeruar.

Lexo edhe :  Express: Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

Nga kulmi në shkallën neto të riprodhimit

Por vlerësimi i shkallës neto të riprodhimit është i vështirë, gjithashtu numri ndryshon në bazë të rajonit të marrë në konsideratë (Kina ose vendet e tjera, dhe madje edhe brenda Kinës mund të ndryshojë). Një raport i fundit nga Qendra Kineze e Kontrollit të Sëmundjeve zbuloi se kulmi në Kinë do të arrihet më 1 shkurt, megjithëse siç shkruajnë autorët kinezë mund të ketë një rikuperim (dhe për këtë arsye kulmi do të ishte vetëm i pari nga dy ose mes disa të tilla).

Shumë studime kanë vlerësuar shkallën neto të riprodhimit, duke e konfirmuar atë në mbi shifrën 1. Sidoqoftë, duhet të specifikohet që këto kërkime i referohen të dhënave nga një periudhë para publikimit, prandaj ato nuk azhurnohen deri në datën aktuale. Megjithatë rezultati final është se kulmi i epidemisë nuk është kaluar ende.

Kulmi

Me pak fjalë të gjithë gjendemi në një gjendje pritjeje të vazhdueshme. Sipas fizikanit Alessandro Vespignani, ekspert për sistemet komplekse dhe drejtor i Institutit të Shkencave të Rrjetit të Universitetit Verilindor në Boston, kulmi mund të vinte në fund të shkurtit ose fillim të marsit, siç raportohet nga Ansa në një intervistë. Ndërsa Zhong Nanshan, një epidemiolog që dihet se ka zbuluar Koronavirusin e Sars, më 11 shkurt tha se maja mund të mbërrij tani afër rreth fundit të muajit. Tani për tani, megjithatë, janë ende hipoteza, thjesht duhet të prisni. (Marrë nga Wired)

Të fundit

Papa Françesku: Le të ndalet lufta, të dëgjohen këngët e paqes

Papa Françesku, në mesazhin e sotëm të së dielës drejtuar besimtarëve, apeloi për armëpushim në Gaza, Ukrainë dhe në...

Festat e fundvitit shtojnë kaosin në trafik, plani i policisë për zgjidhje emergjente

Lëvizja me makinë në Tiranë është makthi më i madh i qytetarëve. Ngecje në trafik, radhë të gjata mjetesh dhe parkime të gabuara të...

Më mirë të mbyllim qeverinë se Tik-Tok!

Nga Edvin Kulluri Ne mandatin e dytë të PS nën drejtimin e Fatos Nanos, qeveria e atëhershme meqë nuk kish c’ti bënte korrupsionit në dogana...

Vendimi për mbylljen e “TikTok”-ut/ Berisha: Akt ekstrem censure!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur "TikTok"-un në Shqipëri. Sipas liderit të opozitës ky është një akt...

Nga aktorë, gazetarë dhe këngëtarë! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Edicioni i katërt i “Big Brother Albania VIP” nisi zyrtarisht dhe banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së famshme për të garuar për çmimin...

Lajme të tjera

Web TV