Media turke ‘ndez shkëndijat’: Athina kërkon luftë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shkrim tepër provokues ka ardhur për Greqinë nga gazeta pro-qeveritare turke “Yeni Safak”, e cila me titullin “Athina kërkon luftë”, shkruan se sipas ekspertëve ushtarakë, Greqia po “detyron” Turqinë që t’i përgjigjet ushtarakisht, duke shtuar se qëllimi i Athinës është që të tërheqë Ankaranë në luftë.

Sipas artikullit turk, Ya?c?, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Detare Turke dhe kreu i Qendrës së Studimeve Detare dhe Strategjike të Universitetit privat Bakhse?ehir, foli për një “komplot” mes SHBA-së dhe Europës, i cili po “punon me Athinën kundër Turqisë”, duke theksuar se ngacmimet e supozuara greke janë intensifikuar kohët e fundit.

“Një lojë kundër Turqisë po zhvillohet në prapavijë. Turqia do të provokohet vazhdimisht dhe nëse ushtron të drejtën e saj për tu mbrojtur, atëherë do të quhet agresore”, citohet të ketë thënë zyrtari turk.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave Detare Turke, shprehu frikën se hapi i ardhshëm i Greqisë mund të jetë rritja e terrirorit detar.

“Pas 15 shtatorit, mund të presim që Greqia të zgjerohet në ujërat territoriale. Nuk është e mundur që Turqia ta pranojë këtë. Duhet të japim përgjigjen e nevojshme me masa ushtarake”, ka thënë Yaici.

Kujtojmë se ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Turqisë dhe Greqisë që të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të rrisin më tej tensionet mes dy aleatëve të NATO-s.

Rivalët historikë, Turqia dhe Greqia ndonëse janë anëtarë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve që variojnë nga fluturimet mbi hapësirat territoriale të të dyja palëve, statusi i ishujve të Egjeut e deri te kufijtë detarë dhe burimet hidrokarbure në Mesdhe, si dhe Qiproja e ndarë etnikisht.

Lexo edhe :  Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Turqisë dhe Greqisë që të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të rrisin më tej tensionet mes dy aleatëve të NATO-s.

“Në një kohë kur Rusia përsëri po sulmon një shtet sovran evropian, deklaratat që mund të rrisin tensionet midis aleatëve të NATO-s janë veçanërisht të padobishme”, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të martën.

Rivalët historikë, Turqia dhe Greqia ndonëse janë anëtarë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve që variojnë nga fluturimet mbi hapësirat territoriale të të dyja palëve, statusi i ishujve të Egjeut e deri te kufijtë detarë dhe burimet hidrokarbure në Mesdhe, si dhe Qiproja e ndarë etnikisht.

Të fundit

E ngatërroi me Çerçiz Topullin, reagimi i Gjestit bën xhiron e rrjetit: Jezu Krishti…

Së fundmi banorët e “BBVA4” u surprizuan me disa dhurata. Për rrjedhojë ata janë shfaqur të gëzueshëm në lidhje me...

LaCivita: Do e çojmë PD drejt fitores

Angazhimi i bashkëmenaxherit të fushatës elektorale të Presidentit Trump, Chris LaCivita në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të New York Times. Ata raportojnë se strategu i...

Regjistrimi i pronave/ Nis saktësimi i të dhënave

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do nisë korrigjimin e pasaktësive të shumta që përmbajnë regjistrat e të dhënave, me qëllim saktësimin e të dhënave të...

Nënstacioni i ri elektrik në Tiranë/ Balluku: Do furnizojë 25 mijë banorë e biznese

Ka nisur puna për rikonstruksionin dhe fuqizimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, që ndodhet pranë Zogut të Zi. Ndërsa inspektoi nga afër punimet, zëvendëskryeministrja, njëherësh...

Kërkoi kthimin e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës, e cila kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar nga agjentët...

Lajme të tjera

Web TV